Plas pistoleta në mes të Bllokut në Tiranë

6 Nëntor 2021, 19:40Kronika TEMA

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Sipas News24, ngjarja ka ndodhur përpara një lokali, ku pas sherrit verbal të rinjtë kanë përdorur edhe armë zjarri.

Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, për shkak se është një nga zonat më të populluara të kryeqytetit.

Kanë qenë pikërisht qytetarët që edhe kanë njoftuar policinë.

“Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne këmbe te shtetasit I.SH,  fale reagimit të menjëhershëm të shërbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme  njëri  prej autorëve të dyshuar të ngjarjes”, thotë policia.

3 komente në “Plas pistoleta në mes të Bllokut në Tiranë”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Allah uakbar…….buuuummmm!!!!!

  2. KOZi... says:

    Ore po si qellojne te armatosur keto persona mes bllokut ! Kam lexuar diku qe policia arrin te gjeje pistolete e te arreestohet cobani ne stan ! Ne mal me bageti ishte dhe tha per roje – jo i thane te ruajme neve !!!

  3. k says:

    I shfarofshi sa më shpejt të lënë të tjerët rehat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje