Shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin, SHÇBA nis hetimin ndaj punonjësit të policisë

6 Nëntor 2021, 19:35Kronika TEMA

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur një inspektim ndaj punonjësit të policisë që shtyu operatorin e A2 CNN, Endrit Aga, dhe gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, të cilët rrezikuan të përfundojnë në greminë, ndërsa po mbulonin operacionin e Policisë në Dajt, për nxjerrjen e trupit të biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha.

“Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarjeje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës”, lexohet në njoftimin e SHÇBA-së.

4 komente në “Shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin, SHÇBA nis hetimin ndaj punonjësit të policisë”

  1. Taulant says:

    Mos dënoni policët kur janë ne krye të detyrës, mos I demoralizoni ata.
    Çfarë dreqin kërkon gazetarja ne një zonë krimi ku të drejtën për të operuar e kanë vetëm njerëzit e autorizuar?

  2. Albina says:

    Top Channel duhet ta pushojë urgjentisht nga puna këtë soj gazetareje, e cila jo vetëm pengon policinë të kryej detyrën, por edhe i ofendon ata.

    1. I.Hoti says:

      E sakte, idiote jo profesioniste,I duket vhtja e ‘zonja’. Te shikohen pamjet filmike dhe te merren masa administrative per personinfajtor..pa dallin kush eshte.

  3. Genesto says:

    Une jetoj ne europe, ne nje skene krimi nuk lejohet askush qofte dhe gazetar pervec punonjesit te policise qe eshte ne detyre, i sugjeroj Z Nano te vendose disa regulla qe ai i di mire dhe i ka dhene ne kualifikimin e tij per masat e mara ne nje vend ngjarje, per gazetaren kam respekt por ka nje shirit ne vendgjarje qe askush nuk ka te drejte pervec policit.

    Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje