Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.
“Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët”, thuhet në reagimin e policisë së Tiranës.
Ndërkohë, më herët SHÇBA tha se kishte nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.
“Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90“, thuhet në reagim.
Shume mire e ka bere ai polici qe e ka shtyre, le te vijne ketu ne Angli dhe ta shikojne se ku fluturojne gazetaret nqs se pengojne hetimet e agjenteve te policise ne vendin e krimit. Gazetaret e sotem jane disa krijesa te peshtira qe shtyhen ne vendin e krimit per te fituar sa me teper pike ne stacionin televiziv qe i dergon ne vendin e ngjarjes. Vetem nga vendi i ngjarjes une kam numuruar aferisisht 18 gazetar qe shtyheshin se kush e kush te jepte nje panorame me te qarte. Polici duhet graduar dhe jo pezulluar.
Mos merrni ne qafe policet per qejfin e zagareve qe u futen neper kembe per leke!