Gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga drejtori i shkollës në Pogradec ka treguar për mediat se ai i shkruante prej dy javësh në celular.
“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë në komisariat për deklarime.
Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi më vonë, prindërit i ka në Greqi dhe ne kujdesemi për të. Ne nuk dalim dot përjashta për çupën. Shteti e di, për ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin”, shprehet e moshuara.
Burime pranë grupit hetimor pohuan se Drejtori Adriatik Haxhillari nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur nga deklarimet e vajzave dhe të familjarëve.
Adriatik Haxhillari, drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë, tashmë është pas hekurave.