“12 mijë euro dhe ua sjell djalin në Shqipëri”, Apeli lë në burg avokatin mashtrues

8 Nëntor 2021, 11:07Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj avokatit Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë për akuzën e ushtrimit të ndikimit ndaj funksionarëve publikë

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai kërkoi lirinë dhe ndryshimin e masës nga arrest me burg në garanci pasurore.

Sipas mbrojtësit, avokati Lavdosh Shehu nuk ka konsumuar vepër penale pasi ai ka proceduar komform të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni i dënuar me 30 vite burg për vrasje

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni, duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke pretenduar se mund të korruptonte zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë për të cilët deri më tani pavarësisht hetimeve të thelluara nuk është gjetur asnjë provë që të dëshmojë se kanë pasur ndonjë lidhje me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje