Nëna e Florenc Kovaçit, ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku djali i saj mbeti i vdekur si pasojë e goditjes me thikë në zemër. Ajo ka treguar se si ka marrë vesh lajmin e rëndë. Po ashtu, nëna e 26-vjeçarit kërkon që autori i ngjarjes, Ardit Hida të marrë dënimin maksimal. Përkundrazi, ajo paralajmëron se do të bëjë vetëgjyqësi.
“Nuk di gjë fare, vetëm kur më thanë “oj Lela ke çunin te “Sporti””. E kam gjetur çunin shtrirë, nuk foli më. Unë dua të drejtën e fëmijës se më iku gjithë ai div. Ai të kalbet brenda në burg, çunin nuk e kam as me të meta mendore, as me një gjë. Fare! Unë këtë di të flas.
Dua të drejtën e çunit, ai të kalbet në burg, këtë di unë se ai gjallë nuk rri. Do jem unë shkaktare se do e vras. Si më iku mua djali im, 26 vjeç edhe ai do të shkojë atje te djali im. Nuk e lej atë.do kërkoj lart e më lart për të drejtën e fëmijës sim”, tha ajo.
“Molla” e sherrit mes Kovaçit dhe Hidës ka qenë një vajzë, e motra e autorit të ngjarjes. E ëma e 26-vjeçarit të nderë nuk kurseu fjalët e rënda në drejtim të saj.
“Ajo ka qenë një plehrë, një rrotë k**ve. Ajo pinte drogë. Ishte e droguar. Ishte motra e autorit. Ishte një plehrë, një k**vë. Edhe këtu ka ardhur kur po qanim çunin. Ka ardhur këtu te lagja. Vetëm në mos e takofsha, do marr 1 kile benzinë dhe do e djeg. Se iku çuni im, ashtu do iki dhe ajo. Sa të mbyllet plaga e çunit se ajo gjallë nuk rri. Unë nuk e lej gjallë, deri kur të shkoj afër atij çuni”.
“Po e mbaj veten me ilaçe. Më digjet shpirti kur kujtoj atë çun. Unë jam pa shtëpi, pa katandi. Unë jam rrugëve. Pa lekë jam, pa gjë jam”, tha ndër të tjera e ëma.
Nga ngjarja e rëndë që ndodhi më 5 Nëntor në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, mbeti i plagosur edhe Mikel Kovaçi, vëllai i Florencit nga ana e babait. I plagosuri vijon të jetë në gjendje të rëndë.
“19-vjeçari është keq. Më mori në mëngjes i ati. Gjithë natën ka pasur dhimbje. E ka jetën keq. I thonë dy fëmijë të futesh në dhe”, tha gruaja.
E ëma e Florencit rrëfeu se djali i saj ka qenë i urtë dhe i respektuar në Elbasan. Po ashtu, ajo ka treguar edhe amanetet që i la djali para se të jepte shpirt.
“Kur e kam gjetur çunin, ai bënte “Of, of”. Te dera e spitalit më kapi në qafë, amanet, çunin tha, për vëllanë, dhe amanet gocën. Donte të më jepte prapë amanete, por nuk foli më dhe më la edhe shenja. Çuni dha jetën tek dera e spitalit”, tha e ëma.
Edukimi fillon nga ty….
Gjithsesi Mondi ne keto momente une dua te them thjesht,Ngushellime familjes,nenes se tij e cila vuan per djalin e humbur. Eshte kollaj te flasim dhe jam dakort me ate qe do te thuash por lere per momentin,gjynah. Aq dine,aq kane. Nuk ndryshojme asgje as une as ti sepse ashtu jane brumosur. Denim per kedo qe ben vrasje,denim maksimal.
Histori tipike pellazgo iliro turkoshqiptare. Hajde erdogan te shikosh si vriten nipat e tu.
Popull i keq. Ligesi e mallkime nga cdo drejtim. Ku je o llotari amerikane te ikim nga ky vend i mallkuar
Nese djemte e tu drogonin nje te mitur 14 vjecare dhe e shfrytezonin per prostitucion, “korren ate qe mbollen” nga i vellai i te mitures….Keshtu eshte kjo bote!
Nese e dije dhe ti se cfare benin djemte e tu me vajzen e mitur, ke kohe tani boll te mendohesh per ate qe keni bere kundrejt te mitures…Zoti i sheh te gjitha!
Nuk e kam kuptuar kurre pse ne ne Shqiptaret e masim benzinen me kile dhe jo me litra…