Incidenti ndaj Anila Hoxhës, Rama: Ngjarja u bë e bujshme sepse bëhej fjalë për një gazetare, ligji nuk kërcënon, as nuk shan

9 Nëntor 2021, 12:06Kronika TEMA

Gjatë fjalës së tij gjatë prezantimit të buxhetit për 2022 të Ministrisë së Brendshme, Kryeministri Edi Rama komentoi incidentin e ndodhur të shtunën, ku një oficer policie shtyu gazetarët e operatorët, taksa ndodheshin në Qafë Mollë, aty ku gjet i vrarë biznemeni Ruzhdi Hoxha.

Rama u shpreh se shkelja e efektivit e është e patolerueshme, dhe se persona që veprojnë në këtë mënyrë duhet të përjashtohen me urgjencë nga policia e shtetit

“Respekt për punonjësit dhe drejtuesit e policisë së shtetit për sakrificat lodhjet dhe për rezultatet. Është për të ardhur keq kur policë të caktuar me uniformën e policisë siç ishte rasti i dikujt që keqtrajtoi në mes të rrugëa një gazetare jo për faktin se vajza ishte gazetare por për faktin se duke qenë gazetare ngjarja u bëmë e bujshme, por në thelb për fakton që keqtrajtimi i një qytetarë, hedhin hije mbi gjithë këtë punë dhe këto sakrifica dhe mbi gjithë këto rezultate.

Dhe patjetër që çdo njëri prej jush punonjësve të policisë së shtetit që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë nuk e meriton që punën e tij dhe në imazhin e uniformës që ai dhe ajo veshin të ketë të tilla stërkalal balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjellës së punonjësit të policisë.

E rëndësishmë shtë të veprohet siç u veprua dhe siç është vepruar me shpejtësi dhe pa asnjë tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar me shpejtësi nga policia. Të theksohet për të gjithë nga ana e drejtuesve që të mbajnë parasysh se figura e policisë s’ka nevpjë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt sepse është mishërim i ligjit dhe se ligji sfet e nuk bërtet e nuk shan por vepron.

Ato gjeste i ulin kokën policisë së shtetit dhe për fat të keq shihen Rruzhdi Hoxhatë gjithë policët me atë sy. Në fakt kolegët dallohen për këto se koleget janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e sjelljes dhe e efektivëve”, tha Rama.

 

 

4 komente në “Incidenti ndaj Anila Hoxhës, Rama: Ngjarja u bë e bujshme sepse bëhej fjalë për një gazetare, ligji nuk kërcënon, as nuk shan”

  1. Cudia says:

    Polici beri gabim por jo te flaket nga puna pasi lodhja me Oradell te zgjatura keto pasoja ka. Mund të transferohet per nje kohë te caktuar ne nje pozicion tjeter per reflektim. Nuk mund te hidhet polici ne rruge per kaq gje. Ne bote polici te bie ne koke me shkop dhe prape qendron ne pune. Turp!

  2. pjeter says:

    Po mire ndonje fjale per ata qe jane edhe gazetare, e qe i trajtojne policet e gjore si lecka, ka kryeministri ndonje fjale? Se eshte normale pastaj qe ne ate pune afrohen njeres me shty sa te shtyjme,nuk i behet vone pse e heq nga puna.
    Sigurisht qe polici ne fjale kaloi nga e drejta ne faj,dhe per kete u ndeshkua nga ana disiplinore,por edhe gazetarja nuk ishte keq,si doli nga “humnera”, perdori nje gjuhe jo prej nje personi me edukate si pretendon te jete,per ate iç,qe nuk ju binden punonjesit te policise te mos cenonin zonen e vend ngjarjes?Policet duhet te jene te motivuar te bejne ate pune,nuk i dilet ne fund vetem me te shternguar dhembet policeve,se sakrifikojne nje here,dy here,pastaj kthehen ne anen tjeter.I trajtojme si lecka,i paguajme si mizerie,ja u shtojme presionet, i kercenojme ç’do dite,e kur ndonjeri reagon jashte kufijve,vuuuu te gjithe ne gare per ta bere kriminel,eshte e lehte te mendosh se kush ka deshire ti afrohet policise pastaj.

  3. rexha 10 says:

    Per kete ceshtje do te ishte e normes te prononcohej ministeri i mbrendeshem ,dhe jo krye fuqiploti i qeverise. Cilin ligje nuke zbatoi polici ,kure i thote gazetares qe te largohet nga zona krimit te kryer ,sepse do te fillojne te sigurohet zona , per te filluar hetimin e ngjarjes se ndodhur.
    Kryeministeri duhet te repektoje ligjin per vehten e tije ,sepse ne kete raste nuke po i le vende ase drejtorit te policise se shtetit ,dhe ase ministerit te vendosur po nga dora e naltemadhenise se tije. Ne te tilla raste ,POLICIka te drejte qe te denoncoje rastin ,dhe te mbrohen nga avokati i popullit.

  4. kur do zere mend njeriu says:

    Zoti Kryeminister ! Jo formalisht te denoni policin, se keta gazetare jane bere si morr bythe per tu dukur dhe perfaqesuar duke i penguar njerezit e sherbimit per te kryer detyren e tyre. Me sa shikoj dhe degjoj ne Shqiperi gazetaria, media, prokurore dhe gjykates , po ja u bejne varrin shqiptareve. Eshte krijuar nje urrejte e bazuar ne kriminalitetin e tyre qe nuk pyesin fare per Shqiperine dhe shqiptaret. U ka ngele vetem oksigjeni dhe me det po u vute dhe ndonje taks per oksigjenin qe marin se ekonomi tregu eshte: çfare nuk pret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje