Sali Berisha ka thënë sot se ai duhet të kishte kandiduar që në vitin 2017 për kryetar të PD që të shpëtohej partia dhe të mos kishte heshtur kur Lulzim Basha nuk dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.
Nga “Foltorja” në Pogradec, Berisha i është përgjigjur dhe Bashës për akuzat që ky i fundit ka bërë ditët e fundit.
“Komunikon me katër muret, nuk njeh ligj, nuk njeh statut. Sillet sikur të kishte ardhur nga Koreja e Veriut dhe jo një njeri që ka ardhur nga një vend perëndimor dhe të ishte i përkushtuar për votën e lirë.
Në këto kushte pas një dhunimi flagrant të statutit, pas një shkëputje totale të tij nga anëtarësia .Kjo vetëm e vetëm se nuk është vetja e tij, por ju nuk keni asnjë përgjegjës. Në vend të largimit, vazhdon të zbatojë urdhra si peng.
Njëherë thotë se s’ka forume, s’ka statut. Një herë thotë se ka ikur koha, por një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë nuk mund të flas për kohën.
Është një gabim i madh i jetës time që unë në vitin 2017 kur i kërkova dorëheqjen dhe ai nuk u largua, unë duhet të dilja në garë dhe të shpëtoja partinë demokratike.
Duke theksuar këtë, u garantojë se nuk është një nismë për interesa personal. Ata që thonë një gjë të tillë vetëm mashtrojnë”, tha Berisha.
Nuk kandidove se e kishe te qarte humbjen Berishe,i dole te keqes para,tani po kthehesh se ke tjeter hall te madh
Mire qe “gabove” dhe nuk kandidove me 2017,po si “harrove” me 2021?
O plak I rrjedhur,mbylle ate hale goje,sepse perdite e dhjet gjithe “Foltoren” dhe foltoristet qe te ndjekin ty dhe nuk kane tru te gjykojne e te te cikterisin si nje mashtues I paperseritshem….