"Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj", fjalët e fundit të Adelinës para se të hidhej nga ura: Dëshmia e saj arrestoi 40 trafikantë

10 Nëntor 2021, 10:18Kronika TEMA
"Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj", fjalët e

Është publikuar në rrjetet sociale video e Adelijna Sejdinit, pak para se të vetëvritej duke u hedhur nga një urë.

Në video gruaja paralajmëron se gjestin po e merr pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet policore për të mos shkelur 1 vit në territorin e kryeqytetit Romë.

“Unë do vdes se do vdes nga kanceri, e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë.

Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, t’ju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje”, thotë Adelina në video.

47 vjeçarja shqiptare, e rrëmbyer, rrahur dhe përdhunuar për 22 vite, me dëshminë e saj çoi në arrestimin e 40 shfrytëzuesve të prostitucionit.

“Në Romë më kanë trajtuar si kriminele e më thanë se nëse brenda mbrëmjes së djeshme nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë” thotë ajo në video.

“Hajde të më arrestoni brenda në arkivol, e këto video dëshmojnë se nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias, është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi  dhe i gjithë atyre që mund të bënin dicka e nuk bën dot asgjë… do të më kenë në koshiencën e tyre.

Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet…. e bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë c’ka me ndodhi mua… t’ju vijë turp.

Ky eshtë abuzim detyre. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele”, thotë Adelina në video.

Ajo u vetëvrarë në Romë, më 8 nëntor 2021, ndërsa prej kohësh ishte diagnostikuar me tumor.

Alma Sejdini ishte e njohur në kronikat italiane për kurajon e saj në denoncimin e anëtarëve të një bande kriminale që e shfrytëzonin dhe e dhunonin për të punuar si prostitutë rruge.

9 komente në ““Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj”, fjalët e fundit të Adelinës para se të hidhej nga ura: Dëshmia e saj arrestoi 40 trafikantë”

    1. ??? says:

      Ndjehem shume keq si Shqiptare e si njeri poshte barbarizmi

  1. Ilirjan says:

    Te kemi ne ndergjegje te gjithe,shqiptare dhe italiane. Na dhe nje shuplake te forte e te merituar. Jemi fajtore qe nuk jemi gjendje si shoqeri, te mbrojme keto vajza e gra, por i leme ne dore te krimineleve e ne meshire te fatit… Turp e dhimbje bashke!

  2. Azra says:

    Adelina ka 20 vjet qe ha ne kurriz te popullit italian me kete perrallen qe arrestova 40 trafikante. Te ulte koken e te punonte mos te mbante veten si gazetare e qe ka shkruar 4 libra..nje e pashkolle. Shteti italian i lidhi dhe pension e kuroi per semundjen e ja shperblimi. Donte shtetesin italiane pa dhene kontribut duke mos punuar per 20 vite. Rip Adelina

  3. rexha 10 says:

    Shteti Italian NUKE te hedhe kullaje ne rruge. ,mbi te gjithe kure flasim per ndihmen e grave per semundje te tille. Ndersa sa per prostitucionin e dime te gjithe se si jane te lidhura fijet me grupet e interesit.Dikure flitej qe ne Itali te behej si ne Hollande ,me shteipa publike ,dhe te paguanin taksa ,dhe te sistemoheshin mbrenda ,dhe jo rrugeve diten apo naten. Vetem leterat qe vijne nga ministria e shendetit per te bere analizat gratis pre grate mbi moshen 50 vjece per kontrollin mbi gjendjen e zhvillimit te semundjes,dhe burrat mbi moshen 55 vjece,po per kontrollin gratis mbi semundjet te tipit kanceroze, jane nje domethenie e madhe per shtetin Italian. Teke ne ka edhe nje ligje tjeter qe eshte vetem per grate. Ku ASNJE GRUA NUKE DEBOHET NE RRUGE PA JU SIGURUA NJE BANESE NGA SHTETI. Te pakten mose i mohojme ate qe kemi . Me te vertete qe me vjene shume keqe per jeten e kesaje vajze ,ku me te vertete nuke po e kuptoje ,se perse e kane perzere nga Roma ,per ne qytetin e Pavias ,ku te dy qytetet jane qytete ITALIANE.

  4. GIFF says:

    Deshmi e pasojave te nje shteti rracist.
    Melodramat qe thur mbi cdo tragjedi per tu dukur te ndjeshem dhe kultura kristjane e meshires qe predikojne me force, sherbejne vetem per te fshehur nje kulture te thelle korrupsjoni dhe rracizmi socjal dhe shteteror.
    Ligjet jane, sa per te qene, por nuk funksjonojne.
    Mijera emigrante, prinder te femijve me nenshtetesi italiane, ligji ju njeh te drejten e lejeqendrimit pa limit, ndersa te gjitha kuesturat, duke shkelur ligjin, me urdher nga lart, leshojne vetem lejeqendrime te kufizuara disa mujore.
    Miljona femije emigrandesh qe kane lindur ne Itali prej 20 vjetesh nuk kane akoma nenshtetesine.
    Pse?!!!!
    Kur mendon se keta femije ne nje vend qe po vdes dhe me shtese natyrore negative, jane Italia e neserme.
    Neser te gjithe heronjte dhe muzat e Italise, femijet e sotem te emigranteve, do ti hedhin ne kosh te plehrave, si pjese e asaj kulture qe abuzoi me ta dhe prindet e tyre.
    Te ndjeres, ju prefte shpirti ne paqe, meqe ne jete te gjithe abuzuan dhe e perdoren!

    1. Takairate says:

      Po ia fut katundit! Nuk kane asmje te drejte prinderit e shtetasve italiane nese nuk respektojne kriteret. Nese i biri apo e bija nuk kane shtepi per t i strehuar apo te ardhura per te perballuar qendrimin e tyre.
      Shteti italian u ka dhene shtetesine te gjitheve qe e kane merituar. Nga te gjitha anet e botes.
      Kjo e gjora eshte gjendur ne nje situate te veshtire. ne Itali ka me qindra struktura publije e private qe ndihmojne te semuret apo grate ne nevoje. Por kjo nuk ka ditur mbase kujt t i drejtohet. Keto nuk jane fjalet e nje gruaje mendjekthjellet. Po te nje njeriu te mposhtur nga depresioni i semundjes. Te jesjh i semure nuk te jep te drejte te protestosh pa rregulla e te kerkosh takim me presidentin italian si te ishte kamarier klubi. Nuk te jep as shtetesi italiane nese nuk ke pasur leje qendrimi te vazhdueshme.
      Uroj ta gjej ne ate bote paqen qe nuk e gjeti ketu.

  5. Rita says:

    Ne se te ndjeres i eshte lidhur pension dhe therapine per semundjen e rende e ka pas ,cfare i duhesh pashaporta.?? Duke shqetsuar autoritetet me te larta asaj i eshte dhene dhe goditja e fundit.Nuk duhej te kishte kete fund.Shoqatat e emigranteve ne Itali e kudo jane zero.Pa asnje shenje te nje ndihme per raste te tilla extreme.Qofte ne paqe shpirti i saj tashme !!

  6. Dheu i lehte says:

    Kishte hequr dore nga kombesia shqiptare dhe donte medoemos ate italiane. Ne dokumenta figuronte apolide.
    E kane ndihmuar plot shoqata spitale e organizma. Po kur je ne pike te hallit nuk je ne gjendje te gjykosh drejt. Behesh me fiksime. Shtetesia italiane nuk te jep asgje. Plot italiane jane sot pa shtepi e katandi dge jetojne rrugeve. Gjynah!
    https://roma.corriere.it/notizie/cronaca/21_novembre_08/fece-arrestare-sfruttatori-ex-prostituta-suicida-ponte-garibaldi-e95004fe-4017-11ec-a86a-9c702b71a66e.shtml

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje