Ajo tërhoqi gjithë vëmendjen mbi vete, duke lënë në hije të gjithë personazhet e tjerë. Bëhet fjalë për këngëtaren Lady Gaga e cila shkëlqente gjatë premierës të House of Gucci në Londër.
Miss Germanotta ka qenë ylli i padiskutueshëm i filmit, ku ajo luan Patrizia Reggiani, ish-bashkëshortja e Maurizio Gucci. Filmi, i cili pritet të dalë në dhjetor, tregon historinë e vrasjes së stilistit të famshëm, që ndodhi në vitin 1995.
Teksa na duhet të presim edhe disa javë për të admiruar kostumet në ekranin e madh, ne mund të shijojmë imazhet e bëra në premierën në Leicester Square. Lady Gaga bëri hyrjen e saj triumfale me një fustan vjollcë dhe trasparent.
Ylli i muzikës e veshur me një fustan të Gucci, mburret me një të çarë të gjatë anash, si dhe doreza të zbukuruara me xhevahire. Poshtë fustanit vjollcë shfaqeshin pantallonat e shkurtra të bardha, të cilat këngëtarja nuk humbi rastin për t’i treguar qëllimisht.