Për shumë mund të duket e çuditshme, por sipas një studimi që ka dokumentar mendimet e vendeve më të zhvilluara të botës rreth Amerikës, ekonomitë më të zhvilluara janë të pakënaqura me gjendjen aktuale të demokracisë në ‘tokën e ëndrrave’.
Në sytë e ekonomive të avancuara, SHBA shihet pozitivisht për teknologjinë, industrinë e argëtimit, ushtrinë dhe universitetet por negativisht për sistemin shëndetësor, diskriminimin dhe gjendjen e demokracisë.
Studimi i kryer nga PEW Research Center ka dokumentar reputacionin global që gëzojnë Shtetet e Bashkuara, duke vënë re një ndryshim drastik gjatë 2 dekadave të fundit, që ulet e bie në varësi të kujt drejton Shtëpinë e Bardhë si dhe politikave të jashtme që ata ndjekin.
Në të njëjtën kohë, shumë faktorë kanë vazhduar të ndikojnë në mënyrën si SHBA shihet nga të tjerët, përfshi shtrirjen e kulturës amerikane nëpër botë, modelin ekonomik si dhe politikat e saj përçarëse.
Një studim i 17 vendeve më të zhvilluara në botë dëshmon për kompleksitetin e Shteteve të Bashkuara, por edhe problemet e shumta që ata kanë. Në fakt, vetë Amerikanët shohin pika të forta por edhe të dobëta në shoqërinë e tyre.
Elementët më pozitivë të imazhit të Amerikës në botë janë të lidhura më së shumti me eksportet e tyre të famshme si teknologjia dhe kultura mediatike.
72% vlerësojnë teknologjinë amerikane të përqendruar në Silicon Valley si më të mirën ose mbi mesataren, dhe sigurisht 71% vlerësojnë industrinë e filmave dhe televizionit, me shtëpi në Hollywood.
Një mesatare tjetër prej 45% vlerëson kapacitetin ushtarak të amerikanëve, dhe së fundmi universitet amerikane vlerësohen si më të mirat nga 16% dhe mbi mesataren nga 43% e 16 ekonomive më të forta në botë si Kanadaja, Gjermania, Franca etj.
Sidoqoftë, këndvështrimet për sa i përket standardit të jetesës amerikane janë mikse. Në shumicën e vendeve, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në sondazh e quajnë nivelin e jetesës në Amerikë mesatar, edhe pse 50% e vendeve si Greqia, Spanja, Koreja e Jugut dhe Tajvani e quajnë atë mbi mesataren.
Në Suedi, Holandë dhe Australi, më tepër se 40% mendojnë se niveli i jetesës në SHBA është nën mesataren ose i ulët.
Sistemi shëndetësor në SHBA ka marrë sigurisht një notë tepër të ulët nga ekonomitë më të mira botërore.
Një mesatare prej 48% mendojnë se është nën mesataren ndërsa 18% mendojnë se është më i keqi ndër vendet e zhvilluara.
Çështja e diskriminimit shihet gjithashtu me rezerva nga vendet e zhvilluara, shumë prej të cilëve mendojnë se SHBA është vendi i zhvilluar me nivelin më të lartë të diskriminimit.
Qytetarët me prirje të majta sidomos kanë tendencën të mendojnë se diskriminimi është një problem serioz në SHBA. Për shembull, 81% e kanadezëve të majtë e mendojnë këtë në krahasim me vetëm 66% e kanadezëve me prirje në qendër dhe 52% të kanadezëve të djathtë.
Për sa i përket sistemit politik në SHBA, vendet e zhvilluara janë të ndara – 50% mendojnë se funksionon mirë ndërsa 48% e kundërshtojnë këtë. Vlerësimet variojnë gjerësisht, duke nisur nga 80% në Korenë e Jugut që mendojnë se sistemi politik amerikan është pozitiv deri tek Zelanda e Re, ku vetëm 30% e mendojnë këtë.
Sidoqoftë, vetëm 17% e vendeve të zhvilluara mendojnë se demokracia amerikane është një shembull i mirë për t’u ndjekur nga shtetet e tjera.
Shumicë mendojnë se demokracia amerikane ka qenë dikur një shembulli mirë por në vitet e fundit, ky sentiment është zbehur.
Ndërkohë, një mesatare prej 23% mendojnë se demokracia amerikane nuk ka qenë kurrë një shembull i mirë apo që ja vlen të ndiqet nga të tjerët.
Gjithsesi, rreth 50% e vendeve të zhvilluara duket të kenë rënë dakord me faktin se qeveria amerikane i respekton liritë personale të qytetarëve të saj, edhe pse një minorancë e konsiderueshme nuk e ndajnë këtë mendim në vende si Australia dhe Zelanda e Re, ku rreth 40% mendojnë se liritë personale të amerikanëve nuk respektohen aspak.
Nga sa kam pare une ne SHBA (Michigan) dhe me tregojne femijet per dite,Michigani eshte nje shtet PARAJSE ne te gjitha drejtimet!