"Kush nuk do të donte", princi dhe aktorja bëjnë gjestin bujar ndaj punonjësve të tyre

10 Nëntor 2021, 16:12Lifestyle TEMA

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë zbuluar se i japin stafit të tyre PESË MUAJ pushim në vit – sepse kjo është ajo që çifti përlqen edhe për veten.

Meghan shpjegoi se ajo dhe bashkëshorti i saj “përpiqen të udhëheqin me shembull” kur bëhet fjalë për punonjësit e tyre.

Harry dhe Meghan morën pesë muaj pushim nga puna pas lindjes së vogëlushes Lilibet në qershor.

Ata e kaluan pushimin e tyre prindëror në rezidencën në Santa Barbra, Kaliforni.

Duke folur për kompaninë e tyre, Archeëell, në samitin DealBook të New York Times dje, Meghan zbuloi pagesën e tyre bujare të pushimeve për stafin.

Çifti besojnë se ata i drejtojnë kompanitë e tyre në një mënyrë që do ta vlerësonin nëse do të ishin punonjës.

“Ne jemi një kompani e vogël dhe kemi politikat që do të dëshironim nëse do të ishim punonjës. Ne kemi 20 javë pushim me pagesë, nëse nuk po jepet nga qeveria në këtë fazë, dëshirojmë të jemi një kompani që e bën atë. Është multikulturore sepse ne duam një larmi opinionesh dhe këndvështrimesh, si nga ana e prodhimit ashtu edhe nga ana jonë e themelimit”, tha Meghan.

Ishte intervista e saj e parë personalisht që nga biseda e saj me Oprah Winfrey në mars.

Meghan, e cila u pyet si pjesë e samitit DealBook të New York Times, tha gjithashtu se shëndeti i saj mendor është shumë mirë tani që ajo dhe Harry janë tërhequr nga puna e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Meghan zbuloi në fillim të këtij viti pati probleme të shëndetit mendor gjatë kohës që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar dhe se nuk iu dha ndihma që i duhej kur mund të kryente vetëvrasje.

2 komente në ““Kush nuk do të donte”, princi dhe aktorja bëjnë gjestin bujar ndaj punonjësve të tyre”

  1. american16al says:

    Me budallenj te tille qe flasin brockulla genjehen naivet dhe injorantet.

  2. Gugu Gaga says:

    5 muaj pushime…,dhe thuhet pastaj qe te pasurit jane dembele!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje