Berisha: Ata që nuk vijnë në Kuvendin Kombëtar nuk do të përjashtohen nga PD

12 Nëntor 2021, 18:21Politika TEMA

Sali Berisha nga Saranda, ku zhvilloi “Foltoren” me demokratët ka deklaruar se askush nuk do të përjashtohet nga partia pas Kuvendit Kombëtar.

Në fjalën e tij, ai tha se kur ai të bëhet kryetar do ta shndërrojë në demokratike. Po ashtu u është përgjigjur dhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, i cili ka kundërshtuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

E thërrisni ju thotë kryetari, por prisni ta shikoj unë. Nuk do shohësh asgjë. Ti do shkosh të shohësh të gjitha firmat, por tagër mbi to ke zero, zero, zero. Sjellin statute të 15 viteve më parë, zero vlerë, sjellin dështimin e tyre të plotë. Ajo janë të depozituara në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Të gjithë  mund të shkoni të 4200 firmat, asgjë nuk fshehim ne.

Ne ato nuk i publikojmë, pasi ka një ligj për mbrojtën të dhënave personale. Sot shkuan mediat dhe i morën një për një në dorë dhe i panë. Ata kanë frikë nga firmat tuaja, le të vijnë në Kuvend por dhe nëse nuk vijnë në Kuvend nuk përjashtohen nga Partia Demokratike”, u shpreh Berisha.

2 komente në “Berisha: Ata që nuk vijnë në Kuvendin Kombëtar nuk do të përjashtohen nga PD”

  1. rexha 10 says:

    ATA QE NUKE VIJNE NE PAZARIN E RESKOVECIT NUKE DO TE DENOHEN .VETEM SE DO TE KONTROLOHEN PER ARMEMBAJTJE PA LEJE. PO QE SE ARMET NUKE KANE QELLUAR NDONJEHERE ,KETA PERSONA DO TE PERJASHTOHEN NGA KUVENDI I HAXHI QAMILIT,ME TE GJITHE SOJIN E TIJE.
    BRAVO MERO ,MOSE LE GJE PA I HEDHUR NE TEFTER BEMAT E SULLTANIT SALIH.

  2. Po ajo punë dihet , po përjashtove ata që s’vinë në FOLTORE , ty , DY AUTOBUZA E CA FOLTORAS SHËTITËS të ngelen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje