Biznesmenia 40-vjeçare Paris Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum, i kanë dhënë fund beqarisë. Ceremonia e dasmës së tyre, e cila do të zgjasë tre ditë, u mbajt në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, California. Paris publikoi një foto me mbishkrim “përgjithmonë për mua nis tani” dhe hashtag. Pamjet e dasmës së saj përrallore do të jenë pjesë e dokumentarit me 13 episode, “Paris In Love”.
Paris dhe Carter u fejuan nëShkurt të këtij viti pasi konfirmuan romancën e tyre në Prill 2020, dhe shijuan një festë të përbashkët beqarie në Las Vegas në fillim të këtij muaji. Çifti vizitoi një numër vendesh ku shijohet jeta e natës pasi fluturoi me një avion privat, në Resorts World Las Vegas, ku dhe u akomoduan. Festa vazhdoi edhe në klubin e famshëm të natës Zouk.
Më herët, çifti publikoi zyrtarisht regjistrin e tyre në Gearys, me artikuj që arrijnë në rreth 60,000 dollarë. Ndër artikujt më të shtrenjtë në listën e dëshirave të Paris-it është një pjatë Hermes prej 500 dollarësh dhe një vazo Baçarat prej 4885 dollarësh e të tjera. Paris kishte planifikuar prej kohësh ta kthente dasmën e saj në një shfaqje të paharrueshme.
Paris Hilton by Gia Coppola for LOVE Advent Calendar grabs 13.png
Paris Hilton and mom Katie arriving at Playboy Halloween party Pictured: Paris Hilton Ref: SPL634361 271013 NON-EXCLUSIVE Picture by: SplashNews.com Splash News and Pictures Los Angeles: 310-821-2666 New York: 212-619-2666 London: +44 (0)20 7644 7656 Berlin: +49 175 3764 166 [email protected] World Rights