Merkel apel për vaksinim: Të shmangim një valë të re pandemia në dimër

13 Nëntor 2021, 15:28Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 13 nëntor u bëri thirrje të gjithë gjermanëve të pavaksinuar që të imunizohen kundër koronavirusit sa më shpejt që të jetë e mundur, teksa shteti ka regjistruar rekord rastesh me COVID-19.

“Nëse qëndrojmë së bashku, nëse mendojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët, ne mund ta shpëtojmë shtetin tonë gjatë këtij dimri”, tha Merkel. Sipas Mekel dozat përforcuese janë një shans i mirë që të ndërpritet vala e pandemisë.

Kancelarja Merkel pritet të takohet me udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë javën e ardhshme për të koordinuar masat e reja kombëtare dhe parlamenti po përgatit legjislacion, që do të mundësonte vendosjen e kufizimeve gjatë stinës së dimrit.

Sipas Qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani, niveli i infektimit ka arritur në 277.4 raste në 100.000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje