Bashkia Pustec shtrihet përgatë Liqenit të Prespës dhe është e banuar nga pakica maqedonase në Qarkun e Korcës. Pjesa më e madhe e kësaj Bashkie, bën pjesë në parkun Kombëtar Natyror të Prespës, i cili nga ana e tij është pjesë e projektit të Parkut ndërkufitar me Greqinë dhe Maqedoninë, të promovuara nga Këshilli i Europës dhe Konventa e Ramsarit.
Ky status i mbrojtur, nga njëra anë ka favorizuar mbrojtjen e mjedisit natyror, por në mungesë të një plani të detajuar urbanistik, kishte bllokuar mundësinë e zhvillimeve urbane brenda fshatrave të kësaj Bashkie.
Agjensia Shtetërore e Kadastrës, pas një pune të gjatë përgatitore në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, ja dolën të veçonin dhe saktësonin vijat kufizuese të ndërtimit të fshatrave përbërës të Bashkisë, duke i hapur mundësi në këtë mënyrë procesit të legalizimit brenda fshatrave. Kujtojmë këtu që, për shkak të situatës së trashëguar me qenien zonë e mbrojtur, Bashkia Pustec mbetej e vetmja Bashki në Republikë ku nuk kishte filluar ende procesi i legalizimeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pustecit Pali Kolefski dhe nga drejtorja vendore e ASHK-së Korçë, Besa Spaho ishin në Pustenc për të njoftuar përfundimin në kohë rekord të procesit të legalizimit brenda zonës urbane të Bashkisë.
Drejtori Lame, ju tregoi edhe banorëve arsyen pse nuk ishte vijuar dot me procesin e legalizimit në këtë zonë dhe pse kishte qëndruar larg kësaj zone: “Këtu në Pustec, në cilësinë e drejtorit të Kadastrës vij për herë të parë. E kisha të vështirë ta bëja, sepse në tetë vite të Berishës dhe tetë vite të kësaj Qeverije, këtu nuk ishte bërë asnjë legalizim. Arsyeja ka qenë mungesa e detajimit dhe ndarjes së zonave të mbrojtura nga zonat urbane të Parkut të Prespës. Tashmë që bashkarisht me Bashkinë e zgjidhëm këtë ngërç, në kohë rekord ja dolëm të mbyllim procesin e legalizimeve për 160 objekte informale që ndodhen brenda vijës së verdhë”,
“Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla që avancojnë ekonominë e zonave të minoritetit dhe ndihmojnë në integrimin e zonave kufitare” tha Lame.
Drejtori i Kadatrës tha se sfidë dhe prioritet për këtë zone, në vijim do të jetë regjistrimi i tokës bujqësore dhe i ndërtimeve të vjetra.
Pjesë e ceremonisë u bë edhe legalizimi i kishës së Kryeëngjëllit, në qendër të Pustecit, kishë kjo e rindërtruar e re nga themelet. Kujtojmë këtu që shumica e objekteve të kultit në vend, për të katërta komunitetet fetare, kalojnë përmes procesit të legalizimeve, pasi janë ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit pa leje ndërtimi të rregullt.
O Lame hajduti i arkivave !
Ja pastrove pronesite Niko Pe Leshit. Ja kalove te gjithe Prespen ne pronesi? Edhe liqenin e Prespes me siguri. Atehere vertet e paske mbaruar procesin mor fare harbuti. Urith radioaktiv qe po ngrodh nga ankthi i ikonave, relikeve, dekoratave, fondeve te vjedhura.
Nuk eshte i drejte emri “pushtec” si e quajne sllavofonet kete bashki, shqiptaret duhet ta quajne “Liqenas” me toponim shqiptar. Nuk duhet ti ndryshojme toponimet sepse duan banoret ardhacake, e shumta ata ti quajne ne gjuhen e tyre kurse ne duhet te ruajme toponimet originale.
Te bejne shqiptaret nje veprim te tille ne Maqedoni,i zhdukin…..Si ka mundesi shqiptaret me ligje te ndalojne te perdorin toponimin shqip Liqenas .Shqiperia ka plot toponime sllave te lokaliteteve ku banojne vetem shqiptare dhe ja kujtnuk i shkon ndermend ti beje shqiepe.Maqedonet u hekin shqiptareve te drejten e toponimit shqip ne shtetin „shqiptar“Ne ne Maqedoni as qe na shkon mendja edhe ne enderr te bejme nje gje te tille dhe jemi te kenaqur kur na lejohet varianti shqip i toponimit ku shqiptaret jane shumice apsolute kuptohet dhe ate se pari maqedonisht,anglisht (varianti maqedon)dhe shqip ne Funde.Po te ndegjoje kete nje i huaj me te drejte do pes kush jemi ne shqiptaret ?
titi ike gris buthen legen mocalesh ……….