“Pensionet” rrezikojnë buxhetin, ekspertët: Të rritet punësimi dhe pagat me qëllim uljen e deficitit

8 Nëntor 2021, 09:09Ekonomia TEMA

Skema e pensioneve po rrezikon Buxhetin e Shtetit. Shqetësimi u ngrit nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në mbledhjen e fundit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Përfundim të ngjashëm ndau më herët edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e auditit të zhvilluar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore nga ku rezultoi se numri mesatar i kontribuuesve për sigurimet shoqërore rezultoi në 642.400 në vitin 2020, duke u ulur me mbi 17.700 në raport me 2019-ën.

Rritja e numrit të të punësuarve, që do sillte automatikisht më shumë kontribuues, shihet si një mekanizëm që mund të shpëtojë skemën e pensioneve. Po si mund të zbatohet ky mekanizëm?

Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, diferenca mes shpenzimeve për pensionet dhe të ardhurave që përftohen nga kontributet e individëve, njohur edhe si deficit buxhetor, në 6 muajt e parë të vitit arriti në 12,6 miliardë lekë ose 23% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020, ku ky tregues ishte 10.3 miliardë lekë.(A2)

1 komente në ““Pensionet” rrezikojnë buxhetin, ekspertët: Të rritet punësimi dhe pagat me qëllim uljen e deficitit”

  1. taso kume says:

    Po sikur para dy ditesh ngritet rogat ,policise 150% ,administrates 20% ,nga u kujtuat per pensionin qe eshte ne rezik ,apo bete gabim qe deklaruat se do e risim 5% vitin e ardhshem ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje