Prishtina nesër vendos një standard të ri mbarëkombëtar!

13 Nëntor 2021, 19:28Blog TEMA

Nga Rudina Xhunga

Nesër në Prishtinë ka zgjedhje lokale. Eshte raundi i dytë i garës mes Përparimit te Diasporës dhe Arbenit të Vetëvendosjes.

Zgjedh të them i Diasporës, sepse Përparimi është Kosova që kthehet në Vendlindje, shumë më tepër se ç’është, LDK.

Bravo 1000 herë Lumir Abdixhikut që e propozoi dhe ia doli ta sjellë nga Londra, por Përparim Rama , nesër në këtë raund të dytë, është shumë me shumë se vetëm LDK.

Ai është ëndrra e madhe e shqiptarëve të ikur, të kthehen një ditë.
Është malli për vendlindjen, është detyrimi ndaj tokës.
Është kthimi në Atdhe i dikujt që ia del dhe vjen të japë e ndajë, jo të marrë e mbledhë.

Është babai që do të sjellë tre fëmijë të rriten duke e parë, kur ndërton, sepse fëmijët duan shembuj prindërimi, jo lekët që babai politikan i vjedh baballarëve të tjerë, për të shkolluar fëmijët jashtë.

Është djali artist që ka mësuar nga babai artist dhe e di çfarë krenarie po i sjell, teksa ai e sheh nga lart.

Është urbanisti që do të urbanizojë Prishtinën . Ta bëjë të dobishme, të bukur dhe të pasur. Sepse ai di. Dhe do. I ka të dyja. Përparim Rama sjell standard në trojet tona, ndaj, kjo e dielë nuk do jetë ngjarje periferike, por simbol i ndryshimit mbarëshqiptar.

Ndaj Perparim Rama nuk është neser vetëm LDK. As vetëm Dispora. Ai është dhe Arbën Xhaferi , edhe Ukshin Hoti, është dhe Rexhep Luci, është edhe Edi Rama i parë.
Ai është Tirana dhe Shkupi, është Presheva dhe Gucia, është Ura e Artës dhe Ura e Mitrovicës.

Ai nuk është veç një komunë, por tërësia e komunave shqiptare ngecur në udhëkryq të rinjsh që i braktisin dhe burrecësh që i vjedhin.

Këtë të dielë 14 nëntor, do të vendoset një standard. Do të fitojë politika apo politikat, do të fitojë urbanisti apo shoku kryetarit…

Nesër është një ditë e mrekullueshme për ta nisur nga e para. Me një fabulë të re mbarëshqiptare.
Me djalin që kthehet në shtëpi dhe nis punën , mes një rrëmuje që nuk ka Marie Kondo ta sistemojë, atë që ka kokolepsur Shpendi i VV.

Nesër me votën per Përparimin, merr një votë besimi që Prishtina do të bëhet metropol, që shqiptarët do të kthehen, që shqiptarët jo veç ikin.
Që do ia dalim të ndërrojmë fytyrën e qyteteve tona, me djem e vajza , burra e gra, që e duan baltën shqiptare.
Përparimi është djali i baltës dhe ajo që ai do krijojë me këtë baltë, do jetë kërthiza e një shqiptarie të re urbane.

Këtë e pashë jo veç te Hamami i Prishtinës, si pikëtakimi mes së ardhmes dhe së kaluarës, apo te punët e studios së tij në tregun ndërkombëtar, por me shumë e ndjeva, kur pak muaj më parë, i kërkova një simbol për emisionin tim, “Shqip”.

Përparim Rama më solli baltën në studio, baltë të kesaj toke, në vend të skenografive me drita e shirita. Ai zgjodhi baltën simbol të “Shqipit”, duke e kthyer në vepër arti, skenografinë time, sepse balta dhe gjuha na bashkon, kudo jemi.
Në emër të baltës dhe gjuhës nesër Prishtina do të votojë. Uroj të votojë Përparimin e saj.

5 komente në “Prishtina nesër vendos një standard të ri mbarëkombëtar!”

  1. ana says:

    Me menyren se si e ke shkruar moj Rudine, me lejo te te pyes se sa euro te kan paguar per kete shkrim? Turp te kesh! Mund te lavderosh nje kandidat sa te duash dhe kur te duash, por nuk mund te denigrosh kandidatin tjeter ne prag zgjedhjeje. Ky eshte minimumi etik dhe profesional i nje gazetari. Por ti sic duket po ndjek lekun, turp!

    1. Flamur PR says:

      Analizë më të sakt se të gazetares Rudina Gjunga, ka shumë kohë që nuk kam lexuar,
      Unë jam nga Prishtina, jetoj jasht vendit,
      Por ato që i thot gazetarja, jan pikat kyçe të qytetarit të thjesht të Kosovës, por edhe të qytetarëve Shqiptar në përgjithësi, të cilët kemi nevoja thelbësore, të moderinizimit të qyteteve e lagjeve tona,
      Këtë mund ta bëjnë vetëm persona të shkolluar, dhe me vizion për ardhmërinë, që të bëhemi, pjesë e kombeve të përparuara,
      Nëse i shkrepë Zotriut urbanistit, dhe arkitektit Përparim Rama,
      Mërgata Shqiptare do kthehet me shumicë në vendin e vet, për ta zhvilluar jetën, bisnesin dhe punën e vet,
      Arben Vitia është inferior,
      Ai është mjek i thjesht,
      Por ka përparsitë e veta, sepse ka përkrahjen e kryeministrit karizmatik Albin Kurtit,
      Prandaj nëse Albini me VV-në e kandidojnë një “gomar” për kryetar të Prishtinës, të garantoj se të gjithë simpatizantët e VV do e votojnë.
      Është koha e fundit që qytetari shqiptar në radhë të parë ai i Kosovës, duhet urgjent të votoj i pa varur, pa u ndikuar nga partia.

  2. xhemal says:

    Nje gazetare ,te pakten per mua nuk duhe te nderhyje ne zgjedhjet e nje vendi tjeter..te. zbatohet heshtjen zgjedhore eshte Jo vetem ligj po’ edhe moral,dinjitet respekt per lirine e tjetrit..kot ligjet nuk vendosen ne nje shoqerie demokratike ato mbi te gjitha ruajne lirine e secilit e lirine kolektive..me duket e vrazhde e cinike te prekesh qetesine e tjetrit e te mundohesh te ndikosh per interesa politike,ekonomike personale . sot nje dite para zgjedhjeve cdo qytetar do reflektoje e neser do vendos .qytetaret e prishtines dine 1000 here me shume se cdo gazetar apo politikan e do dine te zgjedhin.thjesht lerini levdatat per nje kohe tjeter

  3. Flamur PR says:

    Analizë më të sakt se të gazetares Rudina Gjunga, ka kohë që nuk kam lexuar,
    Unë jam nga Prishtina, jetoj jasht vendit,
    Por ato që i thot gazetarja, jan pikat kyçe të qytetarit të thjesht të Kosovës, por edhe të qytetarëve Shqiptar në përgjithësi, të cilët kemi nevoja thelbësore, të moderinizimit të qyteteve e lagjeve tona,
    Këtë mund ta bëjnë vetëm persona të shkolluar, dhe me vizion për ardhmërinë, që të bëhemi, pjesë e kombeve të përparuara,
    Nëse i shkrepë Zotriut Përparim Rama,
    Mërgata Shqiptare do kthehet me shumicë në vendin e vet, duke zhvilluar jetën, bisnesin dhe punën e vet,
    Arben Vitia është inferior,
    Ai është mjek i thjesht,
    Por ka përparsitë e veta, sepse ka përkrahjen e kryemijistrit karizmatik Albin Kurtit,
    Prandaj nëse Albini me VV-në e kandidojnë një “gomar” për kryetar të Prishtinës, të garantoj se të gjithë simpatizantët e VV do e votojnë.
    Është koha e fundit që qytetari shqiptar në radhë të parë ai i Kosovës, duhet urgjent të votoj i pa varur, pa u ndikuar nga partia.

  4. Astrit says:

    Ekztasa e çastit! Koha do tregoj se sa i dobishem do jete ky person ne menaxhimin e Prishtines kaotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje