“Spiunoi” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën, përfundon në spital i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi

13 Nëntor 2021, 12:07Kronika TEMA

Covid-19 prek edhe të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi. Ai vuan dënimin në burgun e Drenovës, ndërsa mësohet se është infektuar me Covid para pak ditësh.

Ditën e djeshme ai është transportuar drejt spitalit të Korçës aty ku po merr mjekim më të specializuar.

Në burgun e Drenovës ka ende të prekur me Covid por shifrat nuk bëhen me dije nga ky institucion. Më herët 3 prej të dënuarve janë dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore të ndërlikuar.

Reçi është personi që ka dhënë detaje për 2 vrasje të bujshme ku përfshihej Emiljano Shullazi dhe Lulzim Berisha. Ai pretendon se ka dijeni dhe ka thënë emrat e personave të përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame dhe rivalit të Lul Berishës, Klodian Saliu.

Në dosjen e SPAK, Reçi prezantohet si i ‘penduari’ i grupit, që ka pranuar me dëshirë të plotë të rrëfejë ngjarjet e 26 dhe 27 shkurtit të vitit 2005, ku sipas tij, ai bashkë me Plaurent Dervishajn, Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Emiljano Shullazin, kanë realizuar atentatet ndaj Lamajt dhe Saliut.

1 komente në ““Spiunoi” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën, përfundon në spital i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi”

  1. vjeshta says:

    Paditi ose denoncoi. Jo spiunoi! Gazetari idiote.
    Pse i fryni zjarrit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje