“Akademia e Barinjve”, Sherefedin Shehu “shigjeton” ministren e Bujqësisë: Ja cilat janë eksperiencat në botë

14 Nëntor 2021, 15:18Sociale TEMA

Eksperti i Ekonomisë, Sherefedin Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca për të ashtuquajturën “Akademia e Barinjve”.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Akademia e Barinjve është pjesë e Qendrës së Oksfordit për Fenë dhe Jetën Publike (QOFJP).

Ai thekson se Akademia e Barinjve punon nga afër me institucionet, rrjetet, dhe kishat për të ofruar programe trainimi që adresojne mangësite e priftërinjve Katolikë të thjeshtë në njohuritë teologjike.

Akademia e Barinjve

Pas njoftimit të Ministres së Bujqësise dhe konfirmimit të z. Rama për hapjen e Akademisë së Barinjve kërkova në internet dhe gjeta këtë material për këto lloj eksperiencash në bote. Ato tregojnë se Akademia e Barinjve është pjesë e Qendrës së Oksfordit për Fenë dhe Jetën Publike (QOFJP). QOFJP është themeluar në 2005 dhe vazhdon të zgjerojë arsimimin dhe kuptimin e besimit fetar në jetën publike.

Akademia e Barinjve punon nga afër me institucionet, rrjetet, dhe kishat për të ofruar programe trainimi që adresojnë mangësitë e priftërinjve Katolikë të thjeshtë në njohuritë teologjike. Vizioni i saj është që të ndihmojë prifterinjtë të cilet u shërbejnë direkt njerëzve të aftësohen dhe përdorin instrumentat e nevojshëm për të drejtuar me besim dhe efektivitet kishat dhe komunitetet ku ato shërbejnë.

Besoj se është e mjaftueshme për të kuptuar vizionin e Kryeministrit tonë.

P.S. Në Angli ka edhe Akademi të Barinjve për kujdesjen dhe stërvitjen e kuajve.”-shkruan Sherefedin Shehu.

6 komente në ““Akademia e Barinjve”, Sherefedin Shehu “shigjeton” ministren e Bujqësisë: Ja cilat janë eksperiencat në botë”

  1. Sokol says:

    Plehrat E Rilindjes.Nuk dinë as të kopjojnë.Kjo padyshim do quhet reformë nga propaganda E qeverisë.Turp.Turp dhe për këtë lloj populli idiot në detaje.

  2. Tirona says:

    Sa naive qe behen te gjithe. A nuk e kuptoni qe ngritja e sateliteve dhe akademia e barijve jane dy mesazhe qe i drejtohet Dum Babes dhe Like Floririt , e para i thote Dum Babes se e gjithe veprimtaria kriminale eshte regjistruar nga satelitet dhe e dyta qe Like Floriri eshte i regjistruar nga keto Satelite duke fshehur Floririn dhe pasurine e tij neper Stanet e thella te Barijve qe jane neper shkrepat malore te Skraparit, jo me kot Likja shkon dhe i viziton keto Barijn atje në mes maleve.

  3. Peshkaguri says:

    Leri Sherooo nazet se s’tè kanè lezet! Eksperti i gazrave tè ekonomis qènka futur nè internet dhe paska zbuluar se akademi barinjsh ka nè oxsford pèr priftèrinj!Po ku tè çon mushka oo Sheferedin,nuk e quajm akademi por “Kurs” pèr çoban,u kènaqe tani.Esenca èshtè qè tè funksionoj sepse jemi vend blegtoral dhe tè shfrytèzohet kjo mundèsi duke i dhèn pèrparèsi ,tè marrin njè liçens,siç ka pèr orèndreqès.rrobaqeps,saldator,etj etj etj.Leri Shero nazet se s’tè kanè lezet.

  4. Shaqo says:

    Shefereshemshedin – nga interneti. Cfare idioti dhe torallak nga fshati.

  5. Nik says:

    Po Akademia e tellallëve kur do hapet? Bir Selman i nënës kë të qaj më parë.

  6. Illi says:

    Ah SherefSheref,
    Pse ben sikur nuk e kupton?!
    Vajza e ka llafin per rringjalljen e shkolles se mesme profesionale per blegtorine. Siç edhe i kemi patur SherefSheref, po per t’ju pershtatur kohes se sotme moderne e quan Akademi. Gabimi i vetem eshte te percaktimi “e barinjve”, nderkohe qe “e blegtorise” do te ishte me e sakte. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje