Gazetari Artan Hoxha foli në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu në lidhje me atentatin mafioz që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të shtunës ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Hoxha deklaroi se kemi të bëjmë me një konflikt të vjetër mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në binzesin e lojërave të fatit.
“Një nga viktimat ka dhënë një ide se me çfarë kemi të bëjmë. Ajo me të cilën kemi të bëjmë është për shkak të ngjarjeve të mëparshme. Kur u dha emri i viktimës Erigers Mihasi jepen edhe ngjarjet me të cilat ai është përfshirë. Këto ngjarje tregojnë se kush e mbronte dhe kush financonte për lirimin e tij.
Kemi të bëjmë me një konflikt mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në lojërat e fatit. Pas ngjarjes në Bllok kemi një situatë tjetër. Ata nuk janë më në Tiranë, janë spostuar. Disa janë jashtë, disa nuk rrinë më në kryeqytet. Hyjnë ndonjëherë natën”, tha Artan Hoxha.
Artan Hoxha u shpreh se ka njerëz brenda policisë që japin informacione për njërën ose tjetrën palë.
“Dy qitës qëllojnë në ecje në një kuadrat që edhe kur je në vend nuk mund t’i fusësh të gjithë predhat. Kanë qëlluar me kallashnikovë në ecje. Dyshimi im nuk është thjesht konflikti mes grupeve ku luhen miliona euro. Njerëz nga brenda radhës policisë japin informacione për njërën ose tjetrën palë.
Ky është vetëm atentati i radhës. Përmenden vazhdimisht të njëjtit emra. Dihet kush është grupi. Grupet nuk kanë goditur dot kokat. Po i presin krahët njëri tjetrin. Dy grupet kanë treguar që kanë shumë para dhe vazhdojnë bizneset e paligjshme”, deklaroi Artan Hoxha.
Mos i besoni ketij muzhiku ky eshte kkmplet pjese e bandave, cdo inervist qe ben ky ju qon haber bandave qe ruhuni,ndersa kure ky muzhik sulmon dhe policin e shtetit po patjeter sepse policia sulmon klientet e keti
ky gazetaruc koka,dha lala duhet qe shiku ti minitoroj per dekonspirime qe bjne
100% jane ne sherbim te bandave dhe po nuk ben ne kete forme u iken koka
Ky muzhiku tha se shtatori do te jet i veshtire ku SPAK do arrestoj ministra,kryeminjstra etj
kaq
Tani ketyre dy “heronjve”, do ju bejne nderime e gjithe Tirana.
Do merret arkivoli ne krah gjate shetitores….
Ishalla nuk ja leshojne arkivolat ne rruge.
Tirana po percjell bijte e saj me te mire.
Grupi tjeter i zjarrit eshte fshehur perkohesisht, deri sa te filloje perseri Derbi i vrasjeve.
Nqse kjo ka lidhje me lojerat e fatit, ne valle eshte edhe ai mustaqja nga Tropoja qe i bleu shtepine Shkelzen Berishes, bashke me grupin e basteve.
E keqja e Shqiperise jane banditet te veshur me uniforme policie.