Basha sfidon hapur Berishën: Thërrasim Kuvendin legjitim të PD-së më 18 dhjetor

15 Nëntor 2021, 16:29Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thirri sot në orën 16:00 Kryesinë e PD-së, lëvizje që vjen pak ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha i dorëzoi Këshillit Kombëtar 4200 firma për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Lideri i opozitës ka sfiduar hapur Sali Berishën ku thotë se më 18 dhjetor do të thërrasë Kuvendin legjitim.

E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë sëbashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike”, deklaroi Basha.

Duke iu kthyer çështjes “Sali Berisha”, numri një i selisë blu, nënvizoi se prej dy muajsh, ky i fundit ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike.

Basha ka përsëritur se Berisha ka vendosur “që një problem të tij personal me SHBA-të t’ia imponojë partisë si problem të PD-së”.

“Njoftimi i një miting-u me datë 11 dhjetor, ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA”, vijoi Basha gjatë fjalës së tij.

Sipas kryedemokratit, “Berisha mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD”.

“PD-ja nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnjë”, tha Basha më tej.

Sa i takon përfshirjes së disa figurave të dyshimta në PD, Basha ka sqaruar se këta të fundit kërkojnë të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale brenda partisë “siç kanë bërë e bëjnë me PS-në e Ramës”.

“Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre”, shtoi kryedemokrati.

Për numrin një të demokratëve, “PD-ja do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: t’i prijmë demokratëve drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët”.

1 komente në “Basha sfidon hapur Berishën: Thërrasim Kuvendin legjitim të PD-së më 18 dhjetor”

  1. Sara says:

    Vicic dhe Dodik eee? ngreje dhe pak peten e lakrorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje