Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sërish nga Kuvendi se në 28 Nëntor do të nisin punimet për aeroportin e Vlorës. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama ftoi të gjithë deputetët e Vlorës që të jenë të pranishëm në nisje të punimeve.
“Për pak ditë nisim aeroportin e Vlorës dhe i ftoj të gjithë deputetët e Vlorës të na bashkohen në nisjen e kantierit. Është një ngjarje e rëndësishme dhe është fundi i i një kalvari të gjatë. Po ashtu për pak ditë do të fillojë puna dhe për portin turistik të Vlorës, që do të thithë dhe turistët me të ardhura të larta.
Po ashtu shpresoj që të përfundojmë kontratën për portin turistik të Durrësit, ndërsa në Sarandë puna për portin e ri ka filluar dhe gara për aeroportin është e hapur. Të gjitha këto janë të lidhura me investimet e tjera”, tha Rama.