Nga Ylli Pata
Deklarata e bujshme e Lulzim Bashës, se “fitova në 2011, ngaqë fsheha Sali Berishën”, logjikisht ka sjellë reagime të shumta, e do të vijojë të sjellë të tilla.
Por, ajo deklaratë na kujtoi një gjendje krejt të sikletshme e natyrisht jo komode që ka pasur Sali Berisha, pikërisht prej 10 vjetëve, ku është përpjekur të fshihet pas një “kukulle” të ndërtuar nga ai për ta lëvizur në skenë.
Por “kukulla” doli nga dylli, e fiks si në kryeveprën botërore të Carlo Collodi-t, tashmë “pinoku” ka braktisur Geppetto-n e tij, e ka dalë në rrugën e gjerë të jetës. Ku natyrisht do të takojë Macen e Dhelprën mashtrues, apo edhe personazhe të tjerë me radhë.
Përtej metaforës, që duket si një sequel bashkëkohor i një prej librave më të lexuar të të gjitha kohrave, “Gepetto”-ja i Bashës- Sali Berisha, ngjan realisht më i çliruar e më i pasëkelldisur në meidanin e politikës, ku është violinë e pare edhe në dukje, sesa duke u fshehur e lëvizur fijet nga prapaskena.
Kjo duket edhe shprehjen që e japin pamjet televizive, ku ish-kreu i PD-së qesh e kënaqet me turmën, ku një pjesë e tyre janë si fansa të thekur të tij, e të tjerët, ajo që quhet grupi i tij i interesit, i cili nuk ka lëvizur e nuk lëviz nga orbita “Berisha”, ngaqë ndryshe do të humbte forcën e gravitetit.
E kështu Berisha, do të ketë një kohë të tillë ku tifozët e tij do të kënaqen që doli në mejdan, e do ta shijojnë njëri-tjetrin, gjëra që i japin skenës monotone politike shqiptare, sidomos pas fitores së mandatit të tretë të Ramës, një asortiment të ndryshme menuje(ose rikthim i një recete antike), pra nuk dëgjohen vetëm fjalimet e portretet e kreut të mazhorancës që shfaqen çdo ditë, madje edhe disa herë në ditë.
E kjo skenë do jetë natyrisht më pak monotone, sidomos, kur në fushë të hyjë edhe Ilir Meta, i cili jo pa qëllim ka heshtur gjatë, që të mos konsumohet pas dalldisë së para fushatës së 25 prillit.
Natyrisht që do ta shijojë edhe ai skenën, lidhjet direkte, emisionet e darkës, lidhjet me skype, e të tjera, ku do të ketë mjaft material për panelet e panelistët.
Në fakt si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta, janë kafshë politike, e këtë e kanë treguar pikërisht sepse janë ngulur në politikën shqiptare si goshdë 12-tëshe, që prej 30 vjetësh e nuk shqiten e nuk shqiten.
Por, pasi të mbarojë kjo fazë e “daljes nga frigoriferi” të dy “dinosaurëve” politikë, çfarë do të ndodhë?
Do të ndodhë, se si Berisha, ashtu edhe Meta do të vijojnë të bëjnë politikë, natyrisht me një parti të ndryshme me Lulzim Bashën e opozitën zyrtare.
Po cila do të jetë rruga e kësaj partie të re në të ardhmen politike në vend? Sidomos pas fazës kur të nisë Konferenca Ndërqeveritare me BE, pra hyrja me një këmbë në rrgën drejt BE-së?
Sipas të gjitha gjasave, me kalimin e kohës partia e Berishës dhe Metës, edhe sikur të jetë më e zhurmshmja e mundur kundër Edi Ramës e Lulzim Bashës, ajo nuk do të arrijë të çajë në terrenin e votave të përgjithshme.
Nëse kjo forcë politike futet në zgjedhjet vendore të pas 2 viteve, nuk merr dot as bashkinë e Kukësit, lëre më ndonjë bashki kryesore.
Ndërkohë në zgjedhjet e përgjithshme, edhe pse herën e parë mund të arrijë në një grup parlamentar, ai do të jetë gjithnjë e më shumë duke u rrudhur, nga zgjedhja në zgjedhje, e jo duke u fuqizuar.
Kjo sepse, kjo forcë politike nuk ka një kauzë, apo një ide për të çuar përpara vendin, por është thjesht një vagon politik për të hipur në kabinat vip; Sali Berishën e Ilir Metën.
Madje sa më shumë të galvanizohet ky çift në politikë, i cili dukshëm që ka një izolim ndërkombëtar të klasit të parë, do të rritet edhe më shumë bashkëpunimi PD-PS, natyrisht jo si mendojnë Berisha e Meta, në një qeveri të përbashkët.
Pasi ky është “momentumi” që ata duan të mbështesin narracionin e tyre: Luftën kundër “çiftit Basha-Rama”.
Megjithatë thelbi është i qartë: sa do të tërheqin ata zgjedhësit shqiptar, duke i propozuar një qeveri Berisha-Meta? Sigurisht që do të marrin vetëm votat e tifozëve të tyre, të cilët herë pas here mund të jenë edhe të sajdisur, por jo të zgjedhësve në 12 qarqet e vendit.
Rënia e LSI-së në zgjedhjet e fundit, nuk ndodhi thjesht apo vetëm nga manovrat e Edi Ramës edhe Lulzim Bashës për ta lejuar këtë rënie. Por, kryesisht nga një dialektikë që nuk ka lexim ndryshe; nuk mund të vijojë pa fund fabula e dinosaurve 30 vjeçarë në politikën shqiptare.
Sali Berisha, të paktën në 10 vitet e fundit luajti rolin e Gepetto-s, duke u fshehur pas “pinokut” të tij, që siç thoshte edhe Bujar Nishani, e këshillonte për çdo gjë; që nga mëngjesi e deri në darkë. Deri kur i iku nga duart e doli në rrugë të hapur…
Ca jane? Kafshe politike? OMG….Makuter ne vjedhje po mund tu thuash, por jo kafshe poltike. I mallkofte Zoti me gjithe familje e deri ne brezin e 7-te qe e lane kete popull keshtu e vete nuk dine ku cojne parate e pronat qe i hengert mortja e u zhytshin ne llumin e pisllekut qe kane gatuar vete. ANkohen nga Enver Hoxha keta ndyresira. Keta 30 vjet e nuk shkulen qe i hengert kanceri…
Shkoni te dy ne hale.dhe beni nje parti te re
Ne se shumica e demokrateve i bashkohen Berishes, ku ne saje te firmave gati 5 000 i mbetet Bashes te krijoje parti te re me pakicen. Ne te kunderten Berisha del ne pension nje here e mire.Pra te shohim,,,,,,
Duam sduam, keta te dy jane opozita, sepse jane te vetmit qe kane ndjekes. Lidhjet krahinore, tribale dhe te tarafit jane shume me dominante tek Meta-Berisha me ndjekesit e tyre, ndersa Luli nuk ofron asgje! As te rene! As vizjon! As optimizem! As lidership! Asgje! Berishistet dhe Metistet qe e sajuan, kane akoma gjalle bajraktaret e tyre, per te votuar Lulin dhe karagjoze si gjeka.
Luli eshte kukull dhe teveqel, i rrethuar me sharlatane si Gjekmarkaj e Salinjani dhe thjeshte ju kane zene vendin per 4 vjet ne parlament atyre sharlataneve qe mbushen parlamentin pas braktisjes se PDse dhe LSIse.
Realiteti eshte qe gjerat rrjedhin edhe keshtu ne demokraci, me vegla e kukulla ne doren e Amerikes. Eshte levizje e idhet e Amerikes, qe askush nuk duhet te shantazhoje apo bllokoje sistemin.
Kjo qe po ndodh eshte vetem nje proces kater vjecar perdorimi dhe ngordhje i Bashes. Jashte intrigave qe e mbajne, nuk ka asnje ndjekes apo militant qe te luftoje per te.
Nje organizim opozitar luftarak jashteparlamentar Berisha-Metà, do te dominonte krejtesisht opoziten shqiptare, duke i lene krejt ne hije kukullat parlamentare qe mbajne vulen e PDse.
Fakti qe kane kunder Ameriken, eshte po aq rilevant sa cishte edhe kur Luli digjte me molotov kryeministrine apo kerkonte te hidhte ne ere demokracine duke e shantazhuar dhe delegjitimuar.
Nese Berisha dhe Metà arrijne te shperthejne nje levizje ndjekesish ne gjithe Shqiperine, e pamundur nga agonia dhe parazitizmi i Bashes qe merr fund politikisht, atehere Amerika duhet te gjeje vegla te tjere per te zevendesuar veglat berishiste e rradhes te konvertuar ne vegla proamerikane.
Luli ban trimin ne parlament…per te trguar se nuk ka frike
..
Pornga Berisha….me nder me thane…i shkojme..
Nga 7
Besoj se ne hapsiren politike duhet te rendisen forca te reja qe kan vizione dhe te cilet percjellin levizjet botrore, fal kryeministrit te tashem ne nje sasi jemi ball lart ne skenen e tanishme, me deshir qe te vazhdoj me punen e tij dhe per te ardhemn e gjithmbarshme kemi nevoj qe skena politike te lirohet nga politikanet ve vjeter me forca te reja te cilet e deshirojn nje jet me perspektiv me te mir per gjith kombin.