Basha mbledh Kryesinë, zbardhet mesazhi i Gazment Bardhit për demokratët

14 Nëntor 2021, 19:43Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi përmes një mesazhi ka njoftuar demokratët për mbledhjen e kryesisë.

Mësohet se në rend dite do të jetë situata politike në selinë blu. Me anë të mesazhit të tij, Bardhi paralajmëron marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi”, thuhet në mesazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje