VIDEO/ Aleksandër Frangaj: Berisha pasuesi më i denjë i Enver Hoxhës, "Stalin i vogël" dhe neodiktator

14 Nëntor 2021, 14:19Politika TEMA

Gazeta “Koha Jonë” ka vijuar të publikojë arkivat e saj në vitet e para të demokracisë.

Ndër të tjera, është publikuar një fragment nga koha kur gazetari i saj Aleksandër Frangaj kishte shpallur kandidaturën për deputet dhe kishte dalë përballë elektoratit të tij.

Në  fjalën e tij, Frangaj hidhte akuza ndaj ish kreut të PD-së Sali Berisha duke e quajtur “pasuesi më i denjë i Enver Hoxhës, “Stalin i vogël” dhe neodiktator”.

Ndërkohë, vite më mbrapa situate ndryshoi ku nga diktator për Frangajn Berisha ishte modeli më perëndimor i politikës Shqiptare.

Kjo bëri që Frangaj të shndërrohej në një nga pasanikët e Tiranës. Le të kujtojmë se ai ka mundur të përfitojë së paku 16 milion euro reklama publike, duke mos llogaritur këtu përfitimet nëndorë që nuk dihet se sa janë.

Ky partneritet duket se po vazhdon akoma edhe sot ku Frangaj thuhet se po e shfrytëzon Berishën si një kamxhik për t’ja vërsulur kundërshtarëve të tij në biznes për gjobëvënie përmes qytetarit dixhital.

Ndërkohë, aleanca e vjetër ka bërë që mbështetësi më i madh i “Foltorës” anti-SHBA të jetë Frangaj i cili po i mundëson jo vecc anën teknike por edhe burimet njerëzore ku e fundit ishte ish parashikuesja e motit në këtë television Floriana Garo. (TemA)

9 komente në “VIDEO/ Aleksandër Frangaj: Berisha pasuesi më i denjë i Enver Hoxhës, “Stalin i vogël” dhe neodiktator”

  1. Floriana says:

    Floriana Garo nje grua e paskrupult qe per para ben gjithcka Nga e majta kaloje ne te djathte Pastaj nga Luli kaloje tek Berisha Si duket spo ben gje andej nga Zvicra dhe mendon te perfitoje ndonje lemoshe ketej nga Shqiperia ! Kur i duket dhe vetja e rendesishme! Nje mendjelehte karrieriste.

  2. Salivirusi ppsh says:

    Frangaj eshte i vetmi qe e mbeshtete non grata Berrishen ne aksionin e tije te cajtoreve .
    Ndoshta i lidhe krimi te dy ?

  3. Doni Merlika says:

    Enver hoxha ti haj topollaqet Sali Ram berishacic. Enveri e la te mbushur arken. Na i mori ne parate e pasurine, Por ndertoi vendin e ju a dha varfanjukeve qe skishin breke ne bythe si Saliu. Saliu dogji shkaterroi vodhi shiti.
    Mos beni krahesim e nje burre shteti me nje antishqiptar.

  4. busho says:

    Sjellje prej nje fshatari hileqar e vagabond. Asgje me teper!

  5. And Bushatlliu jo nipi Hysniut dhe djali Mediut says:

    Aleksander Frangaj eshte mafioz fshati qe oer pare bon gjithsojsh. Ka zhvat jo veç paret publike me reklama nga Sal Berishovci por edhe nga Edvin Rama nga qe se ka per gjo me lijt me tgjithe. Afer ka bo dhe me Bashkfshatarn e vet Martin Leka re RTSH qe i ka ble per ti shit kampionatin e tenisit. Po me i hy SPAK zbulo mysybete.

  6. Avni Rustemi says:

    Enveri qèndron aq lartè, saqè nuk mund tè merret aspak si njè etalon pèr askènd drejtues politik tè Shqipèrisè. Berisha èshtè vazhduesi i llojit qeverisès tè Zogollit, ashtu si ky i fundit ngjasonte me Toptanin Esat. Ndaj kur duhet tè flisni pèr Enverin, lani gojèn, hiqni kapelèn dhe nderojeni!

  7. ?? says:

    Çmerreni me Florianën .
    Aq mënt ka .
    E ginjejnë të shkretën .

  8. me kujtohet qe rrinte ne studiot 24 ore per te lavderiar berishen.shante dhe nga robt te ftuarit qe i dilnin kunder…ky frangaj eshte nje njeri pusht…ky do hetu nga loka e deri nga kembet nga spak

  9. hermes says:

    Ka nje ndryshim te madh te krahasosh Enverin me Saliun ,Enveri e njohur mire popullin e tij dhe e vetmja menyre e vecante per te udhehequr ishte diktatura e keqe per te ardhmen e sotshme, por nje edukate e duhur per nje popull, qe jo une por ne te gjithe e shikojme se cfare i ka dhururuar liria shqiptarve pa udheheqje te forte per ti bashkuar si te njellojte. Sali Berisha nje njeri me origjine te keqe ardhacak i rusise behet antare partie me kusht qe te behesh spiun i sigurimit , U be i tille edhe per UDB. Sahanlepires dhe i pafytyre mbas renies se komunizmit nxori ne pah karakterin e tij gjenetik te vetvetes dhe te eksperiences te komlekseve te tij si nje i pa udhe pa drejtim por veset e tij si spiun dhe komunist pa ideale e cuan deri ne bemate tij prej hajduti vrasesi sahanlepresi te tregonte se ai ishte edhe shoku i Arafatit te Palestines edhe i Piramides qe i vodhi parate popullit pa permendur ketu vrasje dhe denime dhe krime ordinere qe Enver Hoxha nuk i bente kurre se ishte nje burre shteti dhe jo nje pleh i historise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje