Nga Ylli Pata
Sulmi me breshëri të forta nga kundërshtarët e Lulzim Bashës për deklaratën e fortë të tij për “fshehjen e Berishës” nga ai në zgjedhjet lokale të vitit 2011, po bëhet me argumentet e socialistëve që u përdorën fiks 10 vjet më parë.
I thonë se u favorizua prej të ndjerit Hysni Milloshi, nga Ilir Meta, e nga Arben Ristani, i cili në krye të KQZ-së përmbysi tavolinën dhe rrëzoi rezultatin e dalë nga numërimi i kutive të Qendrave të Votimit për kryetarin e Bashkisë, në të 11 Njësitë bashkiake të kryeqytetit.
Në fakt, të gjitha këto argumente, që i përmendin sot Lulzim Bashës qëndrojnë, por “pendimi” i vonë i militantëve të “Foltores”, e zbeh fuqinë e sinqeritetin e përdorimit të kësaj arme në luftën politike me kreun e Partisë Demokratike.
Sa për kronikë: në zgjedhjet e 8 majit 2011, në fund të numërimit dramatic ngrij e shkrij: Edi Rama mori 124 597 vota, ndërsa Lulzim Basha:124 587 vota.
Përveç LSI-së, e cila ishte në koalicion me PD-në që nga viti 2009 dhe kishte marrë 35% të pushtetit ekzekutiv në qendër e rrethe, edhe kandidati i Partisë Komuniste mori mbi 1 mijë vota, të cilët, duke qenë të majta natyrisht që favorizuan Lulzim Bashën.
Por të kthehemi tek ajo që tha kreu i PD-së në intervistën me Robert Rakipllarit në lidhje me fshehjen e Sali Berishës.
I cili në zgjedhjet e majit 2011 ishte kryeministër, e vinte pak kohë pas ngjarjes së 21 janarit të atij viti ku Garda vrau 4 qytetarë në protestën e opozitës përballë Kryeministrisë.
Mbështetja publike e Sali Berishës, ishte përtokë, sidomos tek elektorati gri. LSI-ja e shfrytëzoi me shkathtësi momentin e dobët të kryeministrit, i cili e kishte mbrojtur fuqishëm në kohën e videos me Dritan Priftin, e mori edhe më shumë tortë pushteti, me të cilën shtoi punësime masive në kryeqytet, sidomos të atyre që konsideroheshin si votues të majtë, “të moderuar”.
Ndërkaq, Lulzim Basha arriti të marrë rreth vetes një lob të madh mediatik dhe biznesi, ku afroi thuajse të gjithë ndërtuesit e kryeqytetit, duke nxjerrë në treg Planin e ri Urbanistik, çka konsiderohej si një karrem për të shpërndarë leje ndërtimi “me kuintalë”.
PD e Lulzim Basha, pajtuan një kompani mjaft të njohur lobimi në SHBA në atë kohë, “Podesta Group”, e cila ishte nën pronësinë e vëllezërve John e Tony Podesta, ku i pari ishte një zyrtar mjaft i afërt me administratën demokrate, e në veçanti me çiftin Clinton.
Hillary në atë kohë ishte Sekretare Shteti, e Barack Obama-President.
Podesta mori përsipër zbutjen e imazhit të rëndë të 21 janarit 2011 dhe bllokimin e një vale sulmi ndaj Sali Berishës në VVashington.
Ndërkaq, përveç lobimit, Podesta Group, mori në dorë të gjithë drejtimine fushatës së Lulzim Bashës; nga sllogani, tek mënyra e bërjes së fushatës, si dhe çdo detaj të axhendës, e në veçanti strategjisë së saj.
Pikërisht fushata e Podesta-s futi atëherë fushatën mediatike me “një regji qendrore” që tashmë është bërë ligj i pashkruar në vend, ku nuk shkojnë mediat të ndjekin fushatën, por ka vetëm lidhje nga regjia që kontrollon kompania që merret me marketingun.
E pikërisht, për mbi dy muaj, Sali Berisha u mbajt larg nga çdo takim në fushata elektorale në kryeqytet. Kryeministri i vendit dhe njëkohësisht lideri i mazhorancës së atëhershme, nuk mori pjesë në asnjë miting, në asnjë “tovvn hall”, e në asnjë ziafet mondan që u bënte me vipa e grupe interesi.
Kjo u bë edhe objekt i mjaft shkrimeve të ndryshme nga mjaft gazetarë e kolumnistë në mediat shqiptare të kohës.
Ndërkohë, nga Partia Demokratike, e sidomos nga panelistët që në atë kohë ishin mbështetësit e Bashës,(sot i ka kundër), u tha se mungesa e Berishës është një mesazh që tregon se Lulzim Basha nuk do ta politizojë fushatën e Tiranës, ngaqë kërkon vota për kryeqytetin e jo për qeverinë. Domethënë, gjëra të tilla, që ishin natyrisht mënyra të ndryshme për të justifikuar fshehjen e Sali Berishës, të cilën Podesta e vuri kusht, duke ju thënë krerëve të PD-së, se ndryshe nuk e ulni diferencën e madhe që keni me Edi Ramën në Tiranë, sidomos në atë që cilësohet “elektorati gri”.
E natyrisht që Podesta fliste prej sondazheve që i kryente në mënyrë permanente, e që në atë kohë u hodhën miliona e miliona euro për këtë fushatë.
Kjo është e vërteta, e këtu duhet thënë se Lulzim Basha ka mjaft të drejtë, edhe pse argumentet që Berisha është gogol për nejrëzit nuk i tha asnjëherë vetë, por i nxorrën studimet në territor të Podesta Grooup, e cila ka kryer operacionin më të madh të imazhit që një firmë ndërkombëtare ka realizuar në Shqipëri. E natyrisht ka marrë shumën më të madhe të parave në 30 vjet politikë shqiptare.
E duhet thënë që një pjesë e rëndësishme e elektoratit gri të kryeqytetit, besuan vërtetë se fshehja e Berishës është një paradhomë e pensionimit të tij politik. Ku ta dinin ata që, ajo ishte një fshehje taktike, për të cilën foli për herë të parë njeriu që e përdori atë…
Ore rrote kari.
Berisha ishte kryeminister ne 2011 ti thua u menjanua??! Mos ishte berisha kryeminister, lul basha nuk zggjiidhej kryetar bashkie AS NE ENDERRR!
SALIU ISHTE FIGURA LRYESORE QE E MBESHTETI ORE LOQE SE ISHTE KRYEMINISTRI I VENDIT! SI U MENJANUA
DHE ESHTE FAKT. U DESH SUPER MBESHTETJA E SALIUT,, U DESHEN DHE 20 MOJE VOTAT E LSI QE PRAP BASHA TE DILTE 10 VOTA MBRAPA!!! DHE U DESH SKIFTERI I SALIUT , ARBEN RISTANI QE FUTI DUART NE KUTI DHE NXORRI VOTA PRO BASHES QE NUK EKZISTONIN.
O ylli pata. Mos ishte berisha km ne 2011 lul basha e shifte me dylbi bashkine.
Po ti ça halli të ka zene qe po mban anen e lulit??! Tsre socialistet po i qajne hallin.
Nqs jeni aq te qete me berishen, sic dhe s late vend pa folur, lereni te marre Pd ne.
Apo ju dhimbset fati i PD se?
Shkrim i sakte! No per Agroni B.
Agr kujdes kur perdor fjalin e pare! Se dukesh Super Trap. Sepse ti shan gazetarin dhe verteton ato cka ai shkruan. E kupton ku je! Lexoi here tjeter shkrimet dhe pastaj shkruaj. Fjaline e pare mund ta vendosesh ne fund te postimi! Flm per diskretitimin qe i ke bere Berishs dhe ca te tjereve ne postim. Eshte problem mosbesimi dhe naiviteti qe te bene trap.
Ti veshgues merru me shlrimin. Dhe shpjego pak si e menjanoi luli berishen dhe sa shanse kishte luli te mundte ramen ne 2011 pa berishen kryeminister dhe pa 20 mije votat e lsi.
Kaq shpjego.
Topalli eshte nje figure e djegur si politikane zero ,por thenien se basha genjen dhe per oren,e tha si e tha eshte e salute. Prandaj populli e PA me ze dhe figure perfundimin e votimit ne favor te Rames, por dalja e plakut mere me deklaraten se nga emocionet Kane ngateruar kutine ,futi ne loje qenin e ristanit qe mbushi kutite e shqyera ,dhe beri grabittjen dhe si shume te tjera e hodhen ne rruge ,
Me vjen keq qe Agroni dhe Isufi nuk e kane kuptuar shkrimin e Yllit…
Po ja ti qe e kuptove na e shpjego sa mundesi kishte luli pa berishen kryeminister, te behej kryetar bashkie dhe te mundte ramen.
Ore e zeza z behet dot e bardhe dhe anasjelltas
bashanw asnje rrethane nuk fiton dot pa beeishen as atwhere dhe sigurisht as tani (kjo se ben berishen burre te mire) por fakti eshte qe ekziston nje elektorat ne pd i cili e zgjedh sistematikisht per 1 mije arsye.
Basha po te ishte trim i madh e shpalllte pezullimin e berishes perpara zgjedhjeve ne parti ,dhe aty e shikonim a zgjishej keyetar apo jo .fakt
Thene kjo ,ne gjykimin tim te dy jane kancer i pd
duhen figura te reja
Në të gjitha situatat elektorale e majta është superiore në Shqipëri.Këtë e tregojnë faktet Media,analistë por dhe politikanë palavinj(të pafytyrë) duan të transformojnë këtë situatë sipas interesave të tyre të momentit.E majta mbas vitit 1990 ka humbur vetëm njëherë në vitin 1992 dhe kjo për ndryshimin e sistemit dhe jo për kundërshti me përkatësinë mazhoritare politike të popullit.Populli shqiptar është i majtë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim.Duhen vite që të krijohen profilizime apo bindje të qarta politikë.Kaq e thjeshtë është gjëja.Ne kujtojmë se vetëm deklarimi i majtë apo i djathtë i individit bën ndryshimin si më magji.Ligji bazë i shoqërisë është pozicioni dhe statusi ekonomik i individit.Mbi këtë raport bëhet lufta elektorale dhe politike në pluralizëm.
Dakord. Por ne pushtet vihet per shime arsye jo betem numrat por dhe konjukturat. Se po te ishte kaq e sakte sa thoni ju, mos behen me zgjedhje ne Shqiperi.
Dhe artikulli ishte per gje tjeter; a behej dot basha kryetar bashkie ne 2011 pa mbështetjen e berishes qe ishte kryeminister??! Dhe pa 20 mije votat e Lsi?
Keshtu mind te shpjegohet pse tek ne subjekte politike te deklaruara te djathta(PD etj.)ne diskursin politik flasin dhe debatojne me parulla dhe slogane te majta.Sepse ne ambientin politik shqiptar synimet Jane per te fituar mazhorancen duke atakuar problemet qe preokupojne apo shqetesojne popullin perkatesisht targetin kryesor qe eshte I majte.Pse nuk i qasen dhe debatojne p.sh. problemit me madhor te se djathtes ceshtjes se prones.Edhe nje ze relativisht konservator si D.Shehi nuk ndihet me,se ka kuptuar qe ne Shqiperi e djathta per shume vjet do te jete ne opozite dhe do te sherbeje si opozite.
Ti opinionist debato mbi artikullin. A ja ka futur kot ylli rosa qe basha paska fituar pa ndikimin e berishes dhe lsi ne 2011???! Kaq
Ndikimi i Saliut ne cdo pale zgjedhje deri tani k ndikuar per mire ose per keq.Per zgjedhjet e 2011-tes,per pushtetin lokal(Bashkia e Tiranes) ,qenia k/minister e Saliut dhe ndikimi i tij ishte themelor.Jo atehere Luli,por asnjehere nuk mund te fitoj.Vete permbysja qe ju be rezultatit ne tavoline nga Ristani ishte nen presionin e Saliut.Luli deri me sot eshte nen hyqmin e Saliut.Ombrella e tij e ka mbuluar dhe e pruri deri ketu.Ai eshte nje frikacak i pa bese.Ky hajdut zgjediesh,ne parti a ne vend nuk ka kellqe te fitoj sepse eshte i paafte.