Rama për televizionin francez: Bullgaria mban peng integrimin, lufta kundër korrupsionit në nivel tjetër

13 Nëntor 2021, 16:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median franceze “Francë 24”, ku ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur nga integrimi në BE, lufta ndaj korrupsionit dhe vështirësia e gjetjes së vaksinave anti-COVID.

Kreu i qeverisë ka thënë se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave, por procesi po minohet nga veto e vendosur prej Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Po, jemi në një situatë absurde, për t’ju thënë të pavërtetën sepse Shqipëria i është një dëm kolataral i një situate konflitkuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komision, por edhe PE. Bullgaria ka kërkesa të karatkerit historik ndaj Maqedonisë e prandaj mbetet e bllokuar. Që prej disa vitesh Franca kishte një qëndrim më pak entuziast që nuk lidhej me Shqipërinë apo me problemet tona, por ishte qëndrimi që lidhej me vizionin e presidentit francez që është një qëndrim i qartë dhe i shprehur për nevojën e thellimin e reformave në Evropë, që të ecej më shpejt me integrimin.

As presidenti francez, as Franca e Gjermania nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë nga veto e vendosur. Kjo e bën procesin më të ndërlikuar. Çfarë vale emigrimi? Problemi i valës së emigrimit nuk varet me avancimin e procesit të integrimit, por është i lidhur me të kundërtën. Nuk shoh rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi Evropa ka mundur të thithë miliona të tjera në dëm. Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit nga Evropa Lindore dhe Ballkani”, tha Rama.

Duke folur për korrupsionin, ai tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar sitautën me 8 vite më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.

“Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama.

Ndërsa për vaksinat ai tha: “Sepse të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk u përfshimë në shpërndarjen e parë të vaksinave në Evropë dhe ishte vërtetë e vështirë që të fillonim vaksinimin e të gjithë njerëzve”.

 

3 komente në “Rama për televizionin francez: Bullgaria mban peng integrimin, lufta kundër korrupsionit në nivel tjetër”

  1. rexha 10 says:

    JO vetem BULLGARIJA QE TE KA VENDOSUR VETON ,PORE ESHTE EDHE BJELLERUSIA ME RUSET .TASHME CESHTJA E SHQIPERISE PER KANDIDATE NE UE MORI JEHONE EDHE NE PERENDIN ,PSE JO DERI NE KINE.SA I MIRE QE JE MORE KADOSHE KRYEMINISTERììììììììììììììììììììììììììììì
    SU LODHE QE SU LODHE KURRE ,DUKE JA DHENE FAJIN TE TJEREVE .E FILLOVE ME DOREN E HEKURTE ,DHE PERFUNDOVE DERE ME DERE PER TE SHPETUAR SHQIPERINE NGA TE TJERET.CILET JANE MAFIOZET ,APO PESHQIT QE TI I KAPE PASI MORE TEPSINE ,DHE KAPAKUN??????PORE JE ZENE NE PARLAMENTE ME SALIUN ,VETEM E VETEM SE TE SHAU NGA FAMILJA.JE NJE MASHTRUSE I MADHE PER NE QE JEMI NE ANEN TJETER TE ATIJE VENDI.PO E BENE BALLKANIN CORAPE ,KU NUKE PO E MARRIM VESHTE SE KUSHE ESHTE FAJTORI.PERPARA SE GJERAT TE SHKOJNE DREJTE SHKATERRIMIT ,ESHTE ME MIRE QE TI LESHE SICE ISHIN,SEPSE PO KRIJOHET NJE ILUZION QE VENDET ISHE KOLONI ,DUAN QE TI BEJNE PRAPE KOLONI TE TYRE.

    1. Rexhep Hajdaraj says:

      Kot ankoheni per Kryeministrin shqiptar!
      =

      Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kushtet por armiku i jashtem vepron akoma kunder interesave tona.Ja ps.sh, pse e ka fajin Bullgaria:
      1.Shteti shqiptar akoma ne duart e 4 Mafjozeve ose 5 qe votohen ne emer te PS+PD+LSI apo Camerise.
      2.Vetingu ishte sukses, u larguan plepistat erdhen xhepistat
      3.SPAK po ben kerdine ne media;Ka futur ne burg dhe ka konfiskuar milionat e ceceneve te politikaneve te parendesishem.
      4. Dhelpra kur nuk hengri rrushin, iu kthye Ballkanit te hapur.
      5.Te gjithe ata qe kane vjedhur shtetin/banken e Shqiperise/jane tallur me taksat e popullit fukara dhe mbjellin peme per kamera dhe shkojn epr kafe jashte shtetit ndersa ne detyre, jane vete Shteti Autokratik Shqiptar.
      6.Shqiperia do te hyje ne BE me nje shtet dhe qeveri te lidhur koke e kembe me krimin dhe me nje kryeminister qe krenohet per pikturat se sa vendin e Shqiperise ne bote dhe cilesia e jetes se shqiptarit rrenuar nga korrupsioni i papare ne te gjitha fushat e jetes, perfshi edhhe futbollin e Dukes, mikut te Kryeministrit.

  2. Al paci says:

    Ca po flet o kryeminister vertet besone se pengesa eshte bullgaria. Kryeministri bullgare dhe ministrat jan si grup i gateshem I merkelit, po te dojne franca gjermania dhe italia shqiperia dhe I gjithe ballkani perendimore brenda 6 muajesh behet pjese e BE. Te pakten per 10 vjete nuk pranohet asnje shtet ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje