“Janë aut”, Rama paralajmëron drejtorët e shkollave: Koha juaj mbaroi, kush nuk e meriton të hapë krahun

13 Nëntor 2021, 11:52Politika TEMA

Në konferencën e sotme ku u prezantua i buxheti i 2022 për Ministrinë e Arsimit, kryeministri Edi Rama kishte një porosi shumë të rëndësishme për ministrinë e Arsimit në lidhje me drejtuesit e shkollave.

Rama deklaroi se sot kemi në shkolla drejtues që janë “out” dhe që duhet të largohen për t’u lënë vendin atyre që e meritojnë.

“Domosdoshmëria e një rritje cilësore të drejtimit të shkollës. Kemi bërë shumë për t’i nxjerrë nga politizimi, bakshishi dhe tarafi dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithëve që ta realizojnë këtë me meritën e tyre, sistemi i pikëzimit që kalon përmes testeve. Pavarësisht rasteve të shpërdorimit me këtë test janë një përqindje shumë e vogël në raport me pjesën tjetër.

Por ne nuk kemi bërë shumë në raport me të shkuarën për drejtimin e shkollave. Kemi drejtues që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat dhe janë nën nivelin e mësueseve dhe të një kolektivi mësimor dhe që janë “out” dhe këtu është e qartë për ministren, për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe motivohen dhe drejtuesve që u ka kaluar koha të largohen.

Nuk ka rëndësi cfarë bindjesh ke dhe nga je, apo cfarë statusi ke. Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv, i drejtë, i të gjitha kapaciteteve drejtuesve të shkollave dhe kush nuk e meriton të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër. Në cdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë ministrinë e Arsimit dhe jo më një shkollë. Duhen gjetur aty në cdo shkollë mësueset që duhet të zëvendësojnë këta burra që u ka mbaruar koha me kohë e me vakt” tha ai.

4 komente në ““Janë aut”, Rama paralajmëron drejtorët e shkollave: Koha juaj mbaroi, kush nuk e meriton të hapë krahun”

  1. drini says:

    Orientim i qarte hiqni burrat vini grate nuk mund te mbulohet me cfare the per meritokracine. Nqs flet per meritokraci mos permend gjini zoti kryeminister, se te aftet jane nga te dy gjinite.

    1. Let's go Piktor says:

      Rama, ka te drejte.Tani te shperndaje trakte ne cdo rrugice te qytetit dhe fleterrufe gjithanej……lol

  2. Beni says:

    Shiko në Ministrine e Arsimit çfarë hunjsh punojnë…
    Shiko drejtoreshën e re të QSHA se çfarë bylmezi është…
    Shiko dhe vetëm shiko …dhe pastaj vër duart në kokë për atë që keni bërë.
    Dikur kishte një Inspektorati Arsimi. U trajnuan inspektorët, mësuan di të punojnë dhe sapo erdhët ju e shpartalluat dhe ngritët një institucion të ri nga zeroja.
    Pse merresh me drejtorët?! Ata janë ashtu se i ka vënë politika
    Shiko VKM e tua se çfarë thagmash janë. Ato bien ndesh me ligjin.
    Shiko VKM për ngritjen e ASCAP dhe Dpap dhe do t’a shikosh se çfarë katrahure është. Institucione që përplasen dhe pengojne njera- tjetrën.
    Eh sa budallallëqe të tillë ke o kryeministri ynë. Të besuam dhe të votuam….Por na zhgënjehet. Dhe kjo është dhimbja jonë më e madhe.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Drejtorët /drejtoreshat kanë teseren e partisë,me vlerë më shumë se testimi !
    Në teste kanë fituar drejtorët partiak,sidomos në shkollat kryesore.
    Kanë konkurruar për drejtor, n/drejtor dhe mësues servil,për të krijuar imazhin, konkursi të bën drejtor.
    Zyrat Arsimore dhe komisionet e vlerësimit janë formal.
    Drejtori ‘fitues’ ditarin dhe rregjistrin ja plotesonin mësuesit servil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje