Biznesmeni Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash do të vijë për punë ditësh në Shqipëri dhe do të dorëzohet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Taçi në një lidhje telefonike me “Radari Informativ” në ABC me Jonida Shehun.
Ndërsa theksoi se nuk ka kryer asnjë lloj shkeljeje, biznesmeni tha se do të vijë në Shqipëri që të arrestohet dhe siç u shpreh ai, “t’i japë kënaqësinë” dikujt që po shpenzon para për të lobuar kundër tij.
“Do të vij në Shqipëri që t’i jap kënaqësinë dikujt që të jem i arrestuar për ca kohë, që të kënaqën disa persona dhe ta mbyllin, të mos harxhojnë para të pista”, tha ai
I pyetur se kur do të vijë, Taçi tha se do të jetë në vend për punë ditësh ndërsa shtoi se ka besim tek drejtësia shqiptare.
Ai ka hedhur poshtë akuzat e bashkëpunimit me një grup të strukturuar kriminal dhe për pastrim parash.
Ai ka shpjeguar versionin e tij duke thënë se është kontaktuar nga një mik i tij se një ekonomist dëshironte të hapte një llogari në Tiranë. Sipas Taçit, ai e ka udhëzuar që të ndjek rrugët ligjore dhe kështu ka ndodhur, ku paratë janë transferuar nga një bankë në zviceriane në një bankë në Shqipëri.
Taçi pranon se ka kontaktuar kunatin dhe body gardin e tij për të shoqëruar personin që hapi llogarinë bankare në Tiranë dhe kreu transaksionin. Sipas tij dy të afërmit e tij kanë kryer vetëm rolin e shoqëruesit.
Taçi mes të tjerash ka treguar se në vitin 2012-2013 kur sipas tij nisi një persekutim, ai kishte kontaktuar motrën e presidentit aktual të SHBA, Valerie Biden për të kërkuar që të ndalnin sulmet ndaj bizneseve të tij. Ai ka deklaruar se momentalisht ka kontakte dhe bashkëpunim me familjen Biden, dhe me familjet e dy ish-presidentëve të SHBA.
“Kam kontaktuar dhe u kam thënë bëni shoqëruesin. Shoferin e zotërinjve që po e hapnin llogarinë. Se dhe ata nuk kanë pushtete për të hapur llogari dhe po ta kishin bërë nuk janë certifikues se çfarë parash kanë ata të pastra apo të pista. Është persekutim se nuk kam deklaruar për të mbajtur familjen e presidentin e SHBA jashtë kësaj situate.
Në 2012-2013, kam kontaktuar motrën, me zv.presidentit Biden që sot është president dhe kam kërkuar ndihëm që të ndërhyjë. Edhe Valeri Biden është e organizatës kriminale?
Se edhe ajo i bie të jetë. Ajo ka ardhur në Shqipëri dhe është takuar me Sali Berishën në atë kohë kryeministër i ka kërkuar të mos persekutohem unë. Bashkëpunojë me SHBA.
Jam në kontakt me familjen Biden, me dy ish-presidentë. Nëse Biden dhe familja e tij nuk di me kë bashkëpunon nuk di çfarë të them. Nëse nuk ka dokumente për të certifikuar nuk e di ca të them.
Nëse Tony Blair nuk e di me kë bashkëpunon nuk di çfarë të them. Shumë kryeministra të vendeve të ndryshme. Nëse unë penalizohem se jam sipërmarrës me vlera. Kam pasur 3400 bashkëpunëtor” tha Taçi.
Flitet për një hetim ku bashkëpunon pala shqiptare me atë italiane? Ka një përgjim?
“Është injicuar nga prokuroria shqiptare. Prokuroria Palermos ka 30 vjet që heton zotin Zumo. Dhe ky individ i tillë nga hapja e llogarisë ka hapur proces dhe për të kuptuar se pse e hap llogarinë. Por roli im cili është. Kush është ndihma ime institucionale. Por nuk i njoh. Nuk kam bashkëpunuar.
Kunati juaj dhe body gardi juaj e kanë ditur se për kë do të hapej llogaria me 19 milionë euro?
“Nuk është detyra e tyre. Janë shoferë nuk kanë formimin për të ditur. Janë drejtues të një mjeti si shoqërues dhe familjarë të mi. Thjeshte si shoqërues. Dhe nuk e certifikojë dot parat e pastra apo të pista. Nuk kanë pozita. Zotria hapi llogarinë dhe bëri transfertë ligjore nga një bankë zviceriane me një korrospodent gjerman. Ka marrë parat e tij nga llogaria e tij.”
Pse do e hapte llogarinë në Shqipëri? Të ka thënë miku juaj?
“Sepse do të ikte nga Italia dhe të jetonte në Shqipëri. Ka pasur lek të lira në Zvicër dhe në mënyrë ligjore i ka sjellë këtu. Është transfertë ligjore dhe nuk kanë bërë asgjë të paligjshme në Shqipëri, unë s’jam avokat i tyre. Po ku e dija unë dhe po ta dija se janë të pista pse nisen nga sistemi bankar” tha Taçi.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka shpallur në kërkim biznesmenin e njohur të hidrokarbureve.
Dy bashkëpunëtorë të tij Artur Balla dhe Bledar Lilo janë arrestuar në orët e para të ditës së sotme. Së bashku me katër italianë, biznesmeni shqiptar dhe dy bashkëpunëtorët e tij akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. SPAK ka bllokuar mbi 18 milionë euro.
Te qifte kina ne bithe..
Me mafjozët, hajdutët e popullit ,korruptuarit dhe qelbësirat non grata, administrata amerikane nuk frekuentohet.
Me emra Presidentesh e motrat e tyre nuk shpeton o Tac mafiozi,
por bashkepuno me Drejtesine per pasurine e pafund te
hajdutit, kriminelit dhe shitesit te detit, Sali Berisha.
SALIU DHE SKLLEVERIT E TIJ
Te nderuar miq, duke pare mbeshtetesit e Saliut qe vetem shajne si njerez ordinere, me fjale nga me te ndyrat, me eshte mbushur mendja qe mire ua ben Saliu qe i perdor si mish per top, per interesat pasurore te femijeve te tij, se keshtu i do mushka drute. Shyqyr qe jane bere pakica e popullit se dynjane do hanim pergjithmone dhe rrofte Amerika qe na do shtet si gjithe perendimi sepse ka interesa strategjike ne Shqiperi. Ok?
Nje ZOTE e din.. Keta qe jane ne nummer kushedi se sa,, ne te gjithe Shqiperine..
Ku dreqin ha kane ha skane shpirt dhe dhimbsuri… Per kete Popull qe e kane lene vetem duke mare ushqime me Liste dhe me Borxhe..
Zoti Ju degjenerofte te madhin Skender__Beun. Serb pasj me rradhe deri me tek i vogli..
Hahaha KY idiot ka 30 vjet qe ka tallur by then me ne. Eshte koha qe te ndeshkohet dhe ti sekuestrohen te gjithe pasurite. Biles nuk duhet pranuar as si deshmitar I penduar. Te kalbet ne burg .
Hajde merre vesh këtë lloj specie, mashtrues në kufij të paimagjinueshëm. Sinqerisht, me këto që thotë ky lë në baltë si mashtrues edhe nënën dhe babanë e të gjithë mashtruesve, Sali Berishën. Mjafton fakti, që me një lehtësi, e cila të lë pa mënd, ai përzien tre Presidentë amerikan dhe motrën e njërit prej tyre, duke folur për t’a sikur i ka shokë fëmijërie me të cilët ka luajtur futboll në lagjen e tij në Ersekë, kjo vërtetë është e hatashme. Vallahi, ky meriton Nobelin.
Edhe Kalec Dega ka miqësi me motrën tande, zoti “Taçi Oil”, por kjo nuk te detyron ty qe zotni Kalecit ti napesh ndaj lek nga ata lek qe ke vjedh.
Ky qënka dhe dobiç i madh, ua marka krahun të mëdhenjve nëpërmjet fëmrave; Berishës nëpërmjet Lirisë, Bajernit nëpërmjet motrës, Ramës shumë shpejt nëpërmjet Lindës, Trampit nëpërmjet së bijës, Ivankës, and so on…
Ky eshte konstatimi me i bukur !
Hej Rezart Taçi a po më thuaj që motra dhe familja e Presidentit Biden kanë dijeni për terroristin Sali Berisha kur ishte në krye të Shtetit Shqiptar dha direktiva/urdhëra rojes/badigardit të tijë përsonal për sulme të armatosur kundër përsonelit dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë (sipas deklarimeve publike të ish rojes/badigardit të Berishës).
Rezart Taçi prit edhe pak sa të forcohet sistemi i drejtësisë (sa të hiqen Gjykatësit/Progurorët e korruptuar), dhe pastaj dorëzohu vetë sistemit të drejtësisë…
Ky Taçi duket si debil. Ky kujton se po të jetë ” Mik” I Presidentëve do ja hedhë pa lagur.
Mos kujton se është Berisha Kryeministër dhe do vijë në Shwipëri?
Nuk ma ha mëndja, se i ka pordhë.
mir ne shqiperi te akuojn kot [shkodront thon po nuk hongre udhra nuk man er goja] po ne itali pse te akuzojn ………………1!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ha ha e DHJEVE me kete qe the, nese e ke thene vertet.
Ik or pallosh katunar. Biden do merret me ty. Ne burg e ke vendin o grabitçar e mafioz.
Sa i zgjuar eshte ky dallkauku , pastrusi i parave te Sali Berishes , e kuptoj qe SPAK e vuri ne shinjester , dhe per pak do japi sinjalin te policia nderkombetare INTERPOL , mbas asaj ska asnje vlere me te fshihesh , kudo qe te fshihesh do gjendesh ,dhe tha atje qe te me sjellin ne fugon ljdhur kemb e duar me zinxhira me mire te dorezohem , dhe keshtu jap pershtypjen ne masa se ja ku jam , erdha vete ……hajdut i peshtire ….lavatricja e Saliut ….ka pastruar gjithe parate e pista te Saliut , Zenit , dhe asaj bullices qe e mbante veten per nje filantrope te madhe , dhe sqe vec tjeter por nje hajdute qe filantropite i kthente ne para kash …….familja Berisha , familja me e ndyre shqiptare …..ata si dhe ajo Meta Kryemadhi nuk dubet ta shofin kurre driten e diellit ……
Italia e ka inat këtë , se do j’u blinte “Milanin” !
Sa me fat ne shqiptaret , zj Evi ka shok Trampin , ky ka shoqe motren e Presidentit !
Ka ngelur Saliu pa lekë.
Tipike shqiptare!E kam mik filanin!
Lere njhere se mashtron si kurvick injorante dhe histerike,por edhe sikur ti kishe kujt i plasi gari,ropqir burre (per te thene burre).
Rezi Taqi eshte gati ti thote Adriatik Llalles se dyte qe: Po patet prova çojini ne gjykaten Franceze,si edhe kerma Sali Beroviçi!Keto jane shashka tymuese per te na mbyllur syte e zene veshet se tanime se fundemi (ç)drejtesia po funksionon !Rezar Taqi ka me ardhur se eshte anetar i Kuvendit kombetar te PD dhe do votoje per Salen Krye.ar ne 10/12/21 .Pra ky popull, me nje fjale te mire e gishtin ne bythe ,shkon edhe 30 vite te tjera drejt demokracise moderne!Ore se harrova a u kthye Tik Dhalla apo po vuan denimin jashte shtetit duke numeruar parate nen jastek,deri sa ti mbaroje afati 2 vjeçar i kerkimit nga interpolli!
Ka zera qe kane arrestuar duke e mbajtun ne izolim Ilir Kumbaron ne Brazil dhe duan ta ballafaqojne me Sali Kermen meqenese ky don prova.
Shume mire qe SPAK po merret dhe me kete pune, por me e udhes do te isite te merrej dhe ta çonte deri ne fund korrupsionin shteterore qe eshte kryer me privatizimin e ARM-S qe si perfundim, pervec milionave dollare humbje per shtetin shqiptar çoi edhe ne falimentimin e asaj kompanie gjigande qe ushqen, veç te tjerave, edhe mbi 2000 ballshiote. Ajo qe e ben kete me te rende situaten, ne kete megakorrupsion, eshte roli i familjes mafioze Berisha dhe i disa qeveritareve te tij, per te cilet deri me sot nuk eshte ndermarre asnje hetim.
Nuk ju ça, se ke miqësi me motrën e Ilir mutit?!
Edhe ai qe mori miliona kesh nga banka per CEZin tha se do te vinte pas ca ditësh para hetuesisë por hë hë.Ai partneri i Zenit se ja kam harru emrin.Keta duhet te kalben burgjeve,kane edhe sjelljen njesoj si mafiozet.