“Bashkinë e Tiranës e fitova se mbajta larg Berishën”, shpërthen Nishani: Gënjeshtar, ai të mësoi edhe gjërat më elementare

13 Nëntor 2021, 12:32Politika TEMA

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të ashpra sa i takon deklaratës së djeshme të kreut të PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se ka fituar Bashkinë e Tiranës vetëm sepse ka mbajtur larg Sali Berishën.

Nishani e ka quajtur Bashën gënjeshtar, i cili në 8 vite ka shkaktuar kaos dhe hallakatje brenda PD-së.

“Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheq në ndonjë fitore por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike.

Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën !

Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm tek shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne.

11 Dhjetori 2021, po vjen me shpejtësi.

Uragani i njerëzve të ndershëm, trimave e patriotëve do të shpëtojë Partinë Demokratike.

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë ! ??”, shkruan Nishani.

10 komente në ““Bashkinë e Tiranës e fitova se mbajta larg Berishën”, shpërthen Nishani: Gënjeshtar, ai të mësoi edhe gjërat më elementare”

  1. top_njishi says:

    Kapter Nishani – ne 1991 ishe Vullnetar i Enverit. Ne 2021 Vullnetar i Plakut Mere.

    Nje pyetje – sumlepirja eshte e lindur / kultivuar / apo kombinim i te dyjave? Lol.

    1. Realisti says:

      Kapter Jari, boll se te ka dale nami
      Gomarit i vjen anes, je vec samari
      Flet. thua ke qene vertet president
      Nje cope legen me vrima ke qene
      Si vullnetar Enveri peshqesh ta kane lene

      Luli kacurrelin shqiptaria mbare e njeh
      Bythlepires I paskrupullt, talent i botes se re
      Te gjithe jeni komediane
      Vecse kur ju flisni ndani mendjen mbare
      Njeri thote ia dhame, tjetri e perzura, ti genjeshtar

      Prandaj ja ku po ta them
      Kap Ristanin prej qafe dhe ne gota e siper
      Lutju te flase hapur pse ish kaq mendje prishur
      Ce shtyti ne mekat
      te vendoste “tulla” per nje kryedemokrat

      Qe ne fakt . e pruri themelusi
      arkitekti dhe mashtruesi
      Prijesi I madh I PDistave
      Qe mblodhi bashke gjithe legenat
      Dhe vazhdon kafshon si hienat

      1. Drejtesia e munguar says:

        Hahaha…. hallall!!

  2. Jorgo says:

    po ngri njehere poturet e tua se i ke mbushur o Jariiiii

  3. 1 says:

    O ish president qendro ne lartesine e detyres qe ke pasur ,mos u bej oturak per Saliun.Saliu po te doje u pergjigjet vete akuzave,nuk ke pse pergjigjesh ti .E bastardove fytyren tende

  4. Jari says:

    Sa qesharak,po ti kishte fituar realisht do kishte guximin te rikandidonte ne zgjedhjet pasardhese por sja mbajti se e dinte çfare kishte vjedhur dhe smund ta perseriste se sishte me sali berisha ne pushtet edhe me te vjedhur nuk ja dolen dote dhe u detyruan qe ta zhvasnin hapur fare,lul mos u mbur shum se po u merzit saliu ti nxori me fakte si i keni vjedhur.

  5. Nishani pa mustak says:

    Kongjenitalin e ke mesuar ne shkollen e bashkuar apo ta ka mesuar kriminel saliu,ashtu sic ju ka mesuar te gjithe ju komunisteve se si te vidhni se si te vrisni e te gjitha veset .

  6. qytetar says:

    O zot kush ka qene President !!!?
    Mjere populli qe e kane mashtruar per 30 vjet.

  7. Bujar bëju burrë , nuk lahet muti me shurë !
    Brenda pesë reshtave që ke shkruar , dhe atje ke përsëritur 5 herë kongjenitalin (më mirë ,koqe nitalin) , bije në kundershtim me vetveten , një herë thua Berisha të ka mësuar çdo detaj , dmth asgjë jashtë direktivave te Tij , nga ana tjeter Basha prishi partinë këto 8 vjet , pa dieninë e Berishës !
    Nga ata është Berisha , që mund t’ja hedhësh aq kollaj , sipas Bujarit !

  8. Sul Koburja says:

    Jaro mendoja se kishe mesu diçka nga Presidenca por hiç.
    USA do ju bejë të hani bar siç e meritoni o enveriste berishiste te thekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje