Basha “godet” Berishën: Politika të pastrohet nga politikanët e korruptuar!

13 Nëntor 2021, 14:10Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se politika duhet të pastrohet nga politikanët e korruptuar. Kjoështë një goditje  ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.

Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë Vetting në politikë”, shkruan Basha ndërsa ka publikuar statistikat e monitor për korrupsionin në vend.

2 komente në “Basha “godet” Berishën: Politika të pastrohet nga politikanët e korruptuar!”

  1. TURIEMIGR says:

    ME KE FLET DHE KUJT I FLET KY?????????

  2. Plaku says:

    Lylo po ti si e konsideron veten,te nershem,ej zot mos na ngarko me mekate….po dhe ti je ne kete çorbe hajdutesh me petkun e politikanit. Kujdes trimo se je mrena edhe ti me gjithe baben politike qe beni sikur ziheni ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje