Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të dielë se sot nis puna në kantierin e tunelit të Llogarasë, ndërsa ka publikuar një video të investimeve infrastrukturore që janë kryer në vend, që nga Unaza e madhe e Tiranës, By Pass-i i Fierit dhe i Vlorës, tuneli i Skërficës dhe Rruga e Arbrit.
“Mirëmëngjes, dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë”, shkruan Rama.
Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash dhe pritet që të shkurtojë distancën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta. Tuneli do të ketë hyrje nga ura e Shën Elizës dhe del në urën e Palasës.
SUKSESE E ME KRAHE TE LEHTA PER REALIZIMIN EDHE TE KESAJ VEPRE MADHORE NE TE MIRE TE SHQIPTAREVE!