Paloka: Të 4200 firmat duhet të shkojnë te Bardhi, por ne duam ta bëjmë ndryshe

13 Nëntor 2021, 19:21Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, për të folur rreth zhvillimeve të fundit brenda PD. Ai tha se firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë mbledhur gjithsej 5000 firma, por 800 prej tyre janë seleksionuar.

Paloka nënvizoi se u vendos që formularët të dorëzoheshin në zyrën e tij, pasi palët nuk kanë besim te njëra – tjetra. Ai po ashtu tregoi dhe arsyet se përse ende nuk ka firmosur vetë formularin, duke u shprehur se kërkoi votëbesim nga Basha pas shpalljes së vendimit, e teksa ky hap nuk është marrë prej tij, për momentin deputeti ka vendosur të qëndrojë pezull.

Paloka: Mua më kërkuan përfaqësuesit e firmëtarëve një takim, ishim një grup i madh dhe diskutuam këtë çështje, që më pas u vendos që formularët të vijnë në zyrën time. Një pjesë e shihnin në aspektit juridik, sepse një ftesë thonin nuk njohim një strukturë që nuk është mbledhur sipas statutit. Por për Kuvendin e Jashtëzakonshëm ka një pikë, mbledhjen e ¼ për të mbledhur atë. Kjo pjesë mungon, e kjo ka krijuar tollovinë statutore e procedurale. Unë dhe Berisha kemi kërkuar të shkojnë në sekretariat, edhe për këtë arsye.

I thoja që keni bërë gjithë këtë punë sepse janë mbledhur 5000 firma të mbledhura, por ato kanë seleksionuar dhe të tjera. I thashë që keni bërë këtë punë, hajde të mos krijojmë aludim për këtë. Edhe unë dhe zoti Berisha ishim që të çoheshin në sekretariat. Një gjë që mbase nuk thuhet publikisht, sepse kapen te statuti nga të dyja palët, por problemi është që mungon besimi te palët. Nuk ka besim e kjo është nga arsyet kryesorja. Ka pasur informacione për presione, disa janë bërë dhe publike. Unë kam vetë disa informacione. Atë ditë pasi u diskutua gjatë u vendos të depozitohen te unë, jo si detyrim. Është e drejta për të mbledhur kuvendit.

Por kur palët nuk kanë besim, si i bëhet?

Paloka: Janë 5000 firma dhe do të bëhen publikisht para gjithë mediave. Të merren me radhë dhe të mbyllet ky proces dhe justifikim. Jam i bindur që askush nuk ka dyshim sot që ato firma janë aty. Ditën e parë u tha po luhet me blofin, nuk ekzistojë firmat. Këtu u fyeva dhe unë. Për këtë arsye u bë dhe transparenca që sa mundet të bëhet në një zyrë të vogël.

Ju këtë formular e keni plotësuar?

Paloka: Jo. Për arsyet e mia. Kur kjo situatë vajti këtë pikë, edhe për marrëdhëniet që kam pasur me të, sepse interesi im është PD. As Basha dhe Berisha. Unë dua që PD të mos dali e përçarë nga kjo. Unë zotit Basha i kam kërkuar të kalojë në votëbesim. Jemi në këtë situatë. Ai e mori vendimin dhe pati presion, por sot jemi në këtë situatë PD është në pikën më të zezë dhe ke detyrimin të thuash që do të marr këtë vendim. Meqenëse i kam kërkuar këtë nuk kam firmosur për Kuvendin. Nëse është kryetar i PD, duhet të respektojë vullnetin e delegatëve dhe kjo është e vetmja gjë që bën në shërbim të demokratëve që kanë qëndruar mbrapa për kaq vite.

8 komente në “Paloka: Të 4200 firmat duhet të shkojnë te Bardhi, por ne duam ta bëjmë ndryshe”

  1. BABALE i pd says:

    Haaaa PALOQJA nuk eshte me asnje po eshte me nje ! .
    Ju te gjithe do ta shisni Berrishen dhe ti je i pari kur mendone qe te ndalohet hyrja ne Amerike ty dhe familjes tende kuptohet qe ty nuk te rruhet per Berrishen dhe e ke kuptuar rrezikun por loja jote eshte e kuptushme o thhhuthuuqiii
    Ju perfitoni nga injoranca e Berrishes ju me ane te Berrishes kerkoni te godisni Bashen pa dale vete ne skene keni vene debilin para po e rrezuat realizini qellimin tuaj po nuk e rrezuat do thoni ehhh po ishte levizje brenda partise per me shume hapsire demokratike dhe te gjithe do terhiqeni ne funde gogoli Berrisha do ngelet vetem si Hysni Milloshi i partise se Enverit .

  2. Dum-Baba says:

    O thuthuq,o pijanec,o bizozci,o laskar,nuk ka pi. same qe ju shpeton,me faltore apo hal-tore,keni shku per lesh,po ke mashtroni ju mor bylyk,o mashtrus,po si u bekan 4200 firma,kur nje modular,eshte nje flete dhe simbas mashtrimit tuj,ne dy kuti leter,qenka 4200 flete,kur kutia mer vetem 500 flete,ju do beni nje perpjekje te deshperuar per acaruar situaten,po kesaj rradhe do ju marin si qejt bashkise,do ju sterelizojne dhe do ju fusin ne kafaz,kujtoni 98 e -Dum babes-qe iku si i dhjere dhe u mbyll ne kolibe me unuket e tij,po kesaj rradhe do ju shofim ju herojve te leshit,kujtoni Sadamin e Kadafin,se e cut Dum Baben,afer fundit te tyre,kujtoni

    1. Koki says:

      Pallosh kutia mban 2500 flete…

  3. ShkoDrani says:

    Pune shkerdhatash. Edi e di mire se cfare sherbetori eshte, por kjo eshte evetmja menyre per te mbijetuar.

  4. Sul Koburja says:

    Kur ka mbet ky kryetar i këshillit kombetar e Noka bosi i thirrjes se Kongresit,PD ka mbaruar.Tung.

  5. Nuk kanë as 420 firma , për deri sa thotë që,nga kontrolli kane dalë 800 të pa regullta , gjithsej janë kontrolluar nja 1000 , dhe pjesa tjeter kete trend do ketë ,në mos më keq , kështu që janë larg perqindjes të domosdoshme të KANUNIT TE PARTISË ( FOLTORES)prandaji mbajnë “SEKRET” , se po t’i kishin t’ë nxirnin sytë .
    Dhe justifikimi QESHARAK para gazetarëve që , s’na lejon madhësia e zyrës për t’a bërë transparencën të plotë , flet qartë !
    Po marim variantin që do mblidhen KUVENDARËT më 11 të dhjetorit 2021 , dhe nga verifikimi i formularëve del që nuk plotësohet përqindja e përcaktuar , si i bëhet ? Apo do Ç’MBLIDHEN pastaj , apo me që u mblodhëm , lemë mënjanë STATUTIN e Partisë dhe vazhdojmë me KANUNIN e FOLTORES !

  6. JA SA TE PERDORIM KOBUREN TI GRUMBULLOJME FIRMAT NE SHUMICE DO TJUA TREGOJME EDHE JU.
    MOS u merzit se NDERKAQ BASTUNIN ja FUSIN akoma me thelle

  7. qytetar says:

    O zot !
    Shqiperi ku je !!!!!!!!!!!!!!????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje