Bamir Topi rrëfehet për Sali Berishën: “21 Janari” na ndau përgjithmonë

14 Nëntor 2021, 21:10Politika TEMA

Bamir Topi te “Dola te Ola” këtë të diel foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e tij me Sali Berishën.

Në fotografinë që u shfaq në studio, mes kolegëve të tjerë ishte edhe kryeministri i asaj kohe Aleksandër Meksi, për të cilin Bamiri tha se ka qenë me fat që ka punuar me të, duke e cilësuar një njeri të mirë, korrekt, qytetar, tolerant, dhe profesionist, “Ruaj kujtime dhe konsideratë të lartë”.

Ndërkohë që për marrëdhënien me Sali Berishën ai tha se kompetencat e presidentit ishin shumë të mëdha dhe komunikimi i tyre ishte më i pakët dhe zyrtar.

Teksa u shfaqën edhe fotografi të tjera me Berishën, Topi zbuloi se marrëdhënia e tyre tanimë është inekzistente, dhe se data që i ka ndarë rrugët e tyre është 21 janari 2011.

“Edhe marrëdhëniet zyrtare kanë qenë të kontrolluara, për shkak të përplasjes së fortë”, tha ai, duke u shprehur se asnjëherë nuk e kishte menduar që në politikë për shkak të një ngjarje gjërat mund të ndaheshin në atë mënyrë.

Bamiri tha se data 21 janar nuk ka një protagonist por disa, “Ishin ata që e ideuan, ata që e organizuan, ata që reaguan, dhe paradoksi më i madh ishte se ata që nuk ishin fare pjesë e këtyre grupeve u sulmuan”, tha ai, teksa shtoi se “Sado që është politikë, disa gjëra thyhen për mos t’u ngjitur më”.

Ish-presidenti Bamir Topi ka shkruar një libër ku sqaron me detaje edhe ngjarjen e 21 janarit, bëhet fjalë për librin “Nocturn”.

3 komente në “Bamir Topi rrëfehet për Sali Berishën: “21 Janari” na ndau përgjithmonë”

  1. kur do zere mend njeriu says:

    Nuk e kuptoj çdo te thote shqip “Nocturn” apo Noci ne i themi diçka tjeter. Por Bamiri eshte delirant, kush beson se eshte ineteligjent , gabohet. Mire e ndau me thike 21 janari, po me mbrapa perse i dekretoi gjithe ato ligje te Sali Berishes, makabre per shqiptaret e ndershem? I nxirrini dhe shikojini se çfare ka bere. Burre me integritet Meksi 1997-es! Perse nuk dha doreheqjen si burre i mire qe ishte qe te mos digjej dhe vritej Shqiperia? Jane ne vete keta njerez apo mendojne se shqiptareve te vertete u ka humbur kujtesa ? Po, e vertete eshte se prokuroret dhe gjykatesit shqiptare edhe sot duhen ndeshkuar por jo me ligje demokratike, por duke i perzene me hunje ne zyra , ne familje dhe rruget e Tiranes apo kudo qofshin. Kur te shikojne nje prokurore apo gjykates, duhet tu turren si bishe. Ata mbeshteten kriminelet ne politike dhe kudo dhe shkaterruan nje popull dhe po vazhdojne te heshtin! Bamiri na mba fjalime si kurvat e ndershme se s’ka qene ai gjithe kohen me Saliun dhe kryetar grupi parlamentar: kur i erdhi veza ne bythe qe e akuzoi Saliu , u nda, njesoj si sot me Lulezim Bashen. Te njejten rruge ka Saliu dhe prokuroret dhe gjyqtaret veshtrojne ku do dale. Drejtesi kriminale!

  2. alphade says:

    O koqe, nese me 21 Janar do te kishe dorezuar “Celsat”
    e Presidentit, kur Dushmani te quajti “Horr Bulevardi”.
    sot do te ishe HERO, por Ti preferove me shume kolltukun
    se sa dinjitetin tend dhe tash mos na shit “sheet” ……!
    “Rron shqiponja ne maje te Malit , rron dhe miza ne bythe
    te kalit”…….!!!

  3. Kan.. says:

    Z. Topi, ju jeni i vetmi qe mund te thoni te verteten, qe masakra e 21 janarit ishin nje hakmarrje e verber dhe nekrofile e Sali Berishes, me te cilen synoi vetem te poshteronte dhe te ndynte kundershtarin politik, po frikacak dhe te paskrupullt si veten, duke derdhur gjak shqiptaresh te pafajshem.
    Gjaku i shqiptarit, qendron mbi cdo parti politike. Prandaj PDja berishiste eshte kriminale dhe ne gjak me shqiptaret, me gjakun e te cileve ndyu duart per pushtet, per per te vjedhur, per tradheti dhe per karshillek.
    Uroj qe Sali Berisha te mos e lere kete bote pa provuar shijen e mortit, qe ju thuroi nenave, baballareve dhe femijve te atyre qe vrau, sikur te ishin derra gjuetie.
    Nje nga njerezit me te ulet, me te pandergjegjshem, me halabak dhe denlikuent qe ka nxjerre historia politike shqiptare.
    Megjithate me aq sa munde ne ate kohe te ndyre, ju z Topi bete me shume se kushdo tjeter per gjakun e atyre 4 te pushkatuarve. Edhe vete Rama i shfrytezoi per te ardhur ne pushtet perjetesisht. Por duhet thene e verteta qe u masakruan per shkak te instikteve kafsherore te nje horri tribal dhe halabak.
    Eshte gjak shqiptari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje