Bujar Nishani sulmon Bashën: Si nuk i ka mbetur pak dinjitet?!

15 Nëntor 2021, 10:32Politika TEMA

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën pas urimit që kreu i demokratëve bëri për Kosovën për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në mënyrë demokratike.

“Lulzim Basha uron Kosovën për “leksion demokracie” !

Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu ?

Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik ???

Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë rikthehet fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e rradhës.

Imagjinoni se çfar do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për 8 (tetë) vite rrjesht ?

Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë.

Eshtë çështje pengu !

Të ringremë PD, për të mbrojtur Kombin ! ??”, shkruan Nishani në rrjetet sociale.

1 komente në “Bujar Nishani sulmon Bashën: Si nuk i ka mbetur pak dinjitet?!”

  1. Franci says:

    Calamon , kujdes patericen ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje