Ky këngëtar shqiptar triumfon në ndarjen e çmimeve MTV EMA Awards

15 Nëntor 2021, 11:05Lifestyle TEMA

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears është vlerësuar me çmimin artisti më i mirë zvicerian në MTV EMA Awards. Evenimenti po mbahet mbrëmjen e sotme në Budapest të Hungarisë, pjesë e të cilit është dhe artistja shqiptare Rita Ora.

Lajmin e bëri me dije vetë këngëtari shqiptar në një postim në Instagram, ku shpreh falenderime për fansat që kanë votuar për të. “Pa ju, do të qëndroja në shtëpi, ndaj faleminderit për gjithçka.”, ka shkruar këngëtari.

Gjon’s Tears arriti një sukses të madh dhe me pjesëmarrjen në Eurovision. Ai arriti t’i sigurojë Zvicrës vendin e tretë, ku spikati me zërin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje