“Një parti, një Kuvend”, Basha flet pas mbledhjes së Kryesisë: Nuk do të lejoj që PD-në ta marrin peng!

15 Nëntor 2021, 22:01Politika TEMA

“Një parti, një Kuvend”. Kështu u shpreh Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së mbrëmjen e sotme në selinë blu, e cila zgjati për rreth 6 orë dhe u shoqërua me debate të forta, por në fund u miratua propozimi i liderit demokrat që Kuvendi i partisë të mblidhet në datë 18 Dhjetor duke injoruar dhe mos marrë në konsideratë lëvizjen e Sali Berishës për ta mbledhur këtë forum në 11 Dhjetor.

Kryedemokrati tha se nuk do të lejojë që PD-në ta marrin peng, referuar Sali Berishës.

“Pas 6 orësh diskutime dua t’i falënderoj të gjithë pavarësisht mendimit apo votës së tyre për përkushtimin që demonstruan dhe legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. 

Një parti, një Kuvend në 18 Dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd që ta mbajë PD peng”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje