Agron Gjekmarkaj debat me Albana Vokshin: PD ka rrahur themeluesit e saj, Cekën, Zogajn e Imamin dhe ka manipuluar zgjedhjet, ti na thua u fye Berisha

15 Nëntor 2021, 20:19Politika TEMA

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë deputeti Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar Kuvendin e 18 dhjetorit si mundësinë që të mundet përçarja dhe që t’i jepet një shans bashkimit.

Pasi dëgjoi shqetësimet e Vokshit për “dhunën psikologjike ndaj drejtuesve lokalë të lidhjes së gruas”, Gjekmarkaj solli në vëmendje se “dajaku ka qenë instrument komunikimi i kësaj partie!”.

Gjekmarkaj tha se PD ka rrahur themeluesit e saj, opozitën dhe ka manipuluar zgjedhjet dhe për këto duhet të kërkojë falje edhe Lulzim Basha.

Sonte është një natë reflektimesh ! Mbajta shënime kur folën kolegët ! U tha këtu që kriza filloi se humbëm zgjedhjet! Nuk është kështu! Ne patëm një kongres në korrik që për mua mbetet një kujtim i shëmtuar ! Duke filluar nga fjalimi i Zotit Basha dhe i të gjithëve ju me radhe! 

Fjalime propagandë, të gjithë ju u iket problemeve qe trashëgonim, qe e gjitha një fasade hipokrizie! A e dini pse? Sepse ju mendonit që Basha dhe Berisha janë bashkë gjithmonë dhe patë interesat tuaja! Jua thashë disa miqve si folët kësisoj? Qeshnin! Ja thashë Flamurit para RTSH ”e shkatërrove armikun me atë fjalim”! Qeshëm të dy. Foli vetëm Mark Marku, ju tha të vërteta të rënda. Heshtët.

E mbështeta vetëm unë me shkrime. Pas datës 9 Shtator ndryshoi gjithçka. Filluan problemet e statutit, filloi kriza. E nisi Sali Berisha për arsye personale. Mua nuk do më dëgjoni kurrë duke share Sali Berishën  konsideroj personalitet politik me shqisa unike por gjykim kam. 

Ai e di qe nuk e fiton betejën me SHBA dhe ka filluar betejën me Lulzim Bashën. Ndaj duke parë këtë kontekst moral vendosa te marr ane dhe të mbështes zgjedhjen e Bashës. Dëgjova zonjën Vokshi të flasë për dhune psikologjike ndaj drejtueseve lokale të lidhjes se gruas! Nëse kjo ndodh është turp shume turp! Por le ta themi një gjë -Dajaku ka qene instrument komunikimi i kësaj partie!”, tha Gjekmakraj.

Ndër të tjera deputeti demokrat ka bërë thirrje për rindërtim të PD-së, që të mos jetë më një parti e lidershipit, por e gjithë anëtarësia të jetë aksioner në të.

Kjo parti ka rrahur themeluesit e vet, Neritan Cekën, Preç Zogajn, Arben Imamin, ka rrahur opozitën dhe ka manipuluar zgjedhjet, ka rrahur të persekutuarit ndaj duhet te ndahemi nga çdo forme dhune. Lulzim Basha nëse është burrë të kërkoje falje edhe për këto. U fol për emërimet e Kryesisë. 

Për mua kjo është një turp. Për çdo gjë duhet garë, për të gjithë, kuptimi është një gjë e shpifur. Tani të flasim për Kongresin. Po ky kuvend është një legjitimim i Foltores. Jam i sigurte qe nuk do bëhej kurrë nëse nuk do ishte ky presion dhe kjo krize. Ky kongres është legalizim i krizës dhe dëshirës suaj.

Berisha e vendosi vete datën 11 nuk pyeti asnjeri. PD mund të ketë organe te këqija, kryetar me probleme, Kryesi të paaftë por ama këto kemi dhe këto po e legalizojnë kongresin. Hajdeni të mblidhemi te gjithë! Ta bëjmë atë të vërtete! Ta rindërtojmë PD-ne. 

Mos te jete me një parti e lidershipit, por e të gjithë anëtarëve të jenë aksioner në të. Kjo parti tu kërkojë falje intelektualëve qe i zboi vit pas viti. Kjo parti ta përbuzë më në fund banalitetin dhe statusin e idiotit kaq prodhimtar ne PD. Duhet një kongres i vërtetë ku të gjithë asetet e saj të jenë aty. 

Albana mikja ime thotë uaaa Basha fyeu Doktorin po se dëgjon Doktorin se çfarë thotë për Bashën dhe tjerët! Sado që e çmojmë Sali Berishën, njeri si ne është dhe ai, njerëz me gjak jemi dhe ne! Po miq jemi ne krize të rëndë madje. Kongresi i datës 18 është mundësia që të mundim përçarjen dhe t’i japim një shans bashkimit. Ne rastin më të mirë konflikt me SHBA është folklor në rastin më të keq e dini vete”, shtoi deputeti demokrat.

11 komente në “Agron Gjekmarkaj debat me Albana Vokshin: PD ka rrahur themeluesit e saj, Cekën, Zogajn e Imamin dhe ka manipuluar zgjedhjet, ti na thua u fye Berisha”

  1. Nafia says:

    Bravo Gjekmarkmarkagjon, me ne fund e zbraze,dhe the nje te vertet qe e dine te gjithe,PD-eja e Saliut eshte pd e dajakut,prandaj duhet rithemelim.

    1. Dani says:

      Gjekmakaj thote nje të vertet shume të madhe dhe si duhet vepruare…. Por edhe ketu ka nje kontadiket shume të madhe si munde të kesh rrespekt a po të adhuroshe nje dhunuse nje komuniste nje hajdute nje vrase nje njeri që edhe vete Gjek Markaje e thote se per sa kohe ka çënë Sali Berisha drejtuse aty ligjin e ka bër hunt… Pra Sali Berisha paska çen nje lloje si Enver Hoxh terroristi. hue dhe plumbe por prape per te kame rrespekte?????? Kët nuk e kuptoje…A po edhe Edi Rame Otomani Turke hajduti Lulzim Basha ilir Meta Jane të gjith nje lloje???

  2. Artan says:

    Ti thua qe e vlereson Saliun edhe pse ka drejtuar nje parti te dajakut. Shpresoj qe te jete thene per arsye diplomatike. Me kete trashegimi, me shkollen e partise berishiane e me keta njerez kjo parti duhet te shkrihet she te ndertohet nje parti e re e djathte.

  3. I.Hoti says:

    Fjalim i kujdesur ,eikulibrues.. per partine e tij. Berrishin nuk mund ta shaje..e ka xhan ! Po Ramen pse se permendi!! duhej..se ka faj!!!! Te shohim…

  4. kerkor falje o hunderr dhe ta jap voten says:

    Kërko falje për privatizimet bythqire të 1992-1996, për drurin e 26 majit 1996, për firmat piramidale dhe për shkatërrimin e shtetit shqiptar në 1997 (4000 të vrarë kot, se i deshi kari Salës), dhe votën ta jap ty besa besë o Agron Hunderri!

  5. drini says:

    Ja edhe nje nje e vertet tjeter (pas atyre qe tha Marku) shumee hidhur e then nga Gjekmarkaj qe kerkon reflektim nga PD.

  6. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ristanin e frangajn ,saiu i denoi me burg dhe ata jane te dashuruar me kriminel saliun.
    Vrau azemin dhe olldashin dhe femijet e tyre japin jeten per vrasesin sali

  7. Byrektore SHQUP-i says:

    Ti o Agron Gjekmarkaj nuk je i pa gedhendur dhe primitiv si pjesa derrmonjse e PD, madje me dukesh njeri me seder dhe kulture te mjaftueshme per ate parti ku militon, por gjithsesi mbetesh nje vic i pa lepire. Mbetesh i tille si nga pamja ashtu edhe nga arsyetimet kur thua se PD nepermjet militianteve te saj ka rrahur kundershtaret politike. Por po te ishe vic i lepire duhej te deklaroje qe PD jo vetem ka rrahur, por lincuar dhe vrare kundershtaret e saj politike dhe cuditerisht edhe sot ka idiote mjaftueshem ne numer per t’a mbajtur ate te gjalle.

  8. Genti says:

    PD shkon dore pas dore nga muti te shurra dhe serish te muti. Prandaj dhe organizojne Nevojtoret (foltoret) qe te vijne fejkalet ne krye dhe ta menderosin partine dhe ta dhjesin edhe me keq kete vend po erdhen prape ne pushtet. Tani e kuptoj pse Rama thote se “ne s’jemi me te miret, po me te mire se ne s’ka” pasi ne kte vend hale dhe halesh riciklohet shurra dhe muti. Te mjeret ne.Pas 90-es kujtuam se shpetuam por rame nga shiu ne bresher. Kishim 13 politbyroiste me 13 vila ne bllok e nganje makine (dhe kto shteterore) ndersa sot jane 400 kleptokrate qe su numerohen,apartamentet,milionat,makinat dhe bisneset. Mallkuar qofshin dhe ju beftshin harram c’do qindarke e vjedhur. PD-ja do rithemeloher ?!!! Nga kush nga ai qe e ktheu ne kazerme ku vlonte dajaku si ne Karadak ? Nga ai qe shiti pasurit e vendit per skrap e na shperbleu me letra me bire ( letra pa vlere ) ? Qe i beri pronat lesh arapi e qe lejoi piramidat ? Qe vodhi zgjedhjet dhe dhunoi opoziten e dogji gazta ? Apo nga ai qe futi vendin ne vllavrasje duke hapur depot e armatimit ku deri sot numerohen nja 5000 te vrare ? Apo nga ai qe hodhi ne ere Gerdecin dhe rrethinat me 26 te vdekur ? Apo nga ai qe urdheroi vrasjen e 4 te pafajshemve ne Bulevard ne 21 Janar ? Ky moster dhe zagaret e tij do e rithemelojne PD-ne ? Nese ky quhet rithemelim ju dalshin themelet e u kthefshin permys bashke me te.

  9. dhembeli says:

    More Gjonmarkagjon !
    Te kam lexuar deri ne fund kesaj here, dhe mendoj se 80% je i vertete.
    20 % i ke pasoja te frikes nga taborret e saliut .
    Beju nje here trim dhe nxirre friken , sepse frika te mban ne ferre.
    Pasandaj do te behesh 95% i besushem dhe do te jesh i nevojshem per nje parti te re.
    Atehere do tete respektojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje