Zbardhet dëshmia e shqiptares që "shokoi" grekët: Historia e rrëmbimit 5 vite më parë

15 Nëntor 2021, 18:46Politika TEMA
Zbardhet dëshmia e shqiptares që "shokoi" grekët:

Zbardhet dëshmia e Klodiana Çelës, 49-vjeçares shqiptare e cila pak ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të ish-partnerit të saj grek, duke e lënë të plagosur në sy të vajzës së tyre 13-vjeçare. Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijën.

Sipas versionit të shqiptares, i plagosuri ka nxjerrë armën duke kërcënuar vajzën e cila është larguar me shokun e saj të klasës. “Ndal ose do të qëlloj dhe do të them që të qëlloi nëna jote”, citon Çela t’i ketë thënë mjeku grek vajzës.

“U ktheva dhe i thashë ‘mos i thuaj budallallëqe fëmijës”, është shprehur Klodiana Çela. “Nxitova t’ia merrja armën por në atë moment ai qëlloi”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse mendonte se fëmija mund të lëndohej ajo thotë: “Aspak, e mbrojtja fëmijën me të gjitha forcat e mia. Pyesni ata nëse janë penduar që morën fëmijën nga një nënë për 5 vite me radhë. Unë e mbrojtja fëmijën tim”, shprehet ajo.

Klodiana Çela u dërgua sot për të dhënë versionin e saj për ngjarjen pa praninë e avokatit. Duke dalë nga gjykata ajo ka bërtitur me të madhe. “Nëse ka drejtësi, unë dhe fëmija im duhet të jemi bashkë”.

Gjendja e mjekut grek, po përmirësohet. Sipas mediave greke, hetuesit kanë dyshime se shqiptarja kishte për qëllim ta rrëmbente vajzën dhe të arratisej bashkë me të në Shqipëri.

Sipas Mega, katër vite më parë mjeku kishte bërë një denoncim ndaj 49-vjeçares, pasi ajo nuk e kishte kthyer në kohë fëmijën pasi e kishte marrë për të kaluar fundjavën me të. Kur autoritetet zbuluan vendndodhjen e tyre, ajo kërcënoi se do ta hidhte vajzën nga ballkoni i banesës ku po qëndronte.

Pas shumë orësh negociata, policia arriti të futej në banesë, ndërsa 49-vjeçarja u arratis drejt Shqipërisë me makinë duke e marrë dhe vajzën me vete. Por rrugës shëndeti i kësaj të fundit u përkeqësua duke prishur planin e Çelës, e cila u detyrua ta dërgonte atë në spital, raporton ABC News.

Hetuesit kanë arritur të sigurojnë edhe dëshminë e një gruaja e cila thotë se Klodiana Çela i kishte thënë se kishte ndërmend ta vriste doktorin grek. Shqiptarja 49-vjeçare njihej si natyrë kontradiktore. Ajo shpesh prezantohej si shqiptare dhe herë të tjera thoshte se ishte pasardhëse e një familje të njohur dhe të pasur greke.

9 komente në “Zbardhet dëshmia e shqiptares që “shokoi” grekët: Historia e rrëmbimit 5 vite më parë”

  1. Supaxhiu 300 evro says:

    Nuk ka shtet shqiperia dhe pik! Nuk ka vend ne bote ku shteti nuk mbron femren,vetem ne afganistan e trajtojn si kafsh.Shteti shqiptar duhet te nderhyj me te gjith forcen e vet per te deshmuar se mbron shqiptaret,veç te tjerash nje Nene nuk i hiqet femija sepse ligji e mbron ne te gjith KE,komunitetin evropian.Nqoftese ka shkuar pa avokat,ata e manovrojn si te duash dhe deklarimet mund te jene ne favor te ish bashkshortit.Ku jane deputet femra shqiptare,te majta dhe te djathta pèr mbrojtjen e nje Nene shqiptare?Perse nuk ju dergojn nje peticion qeveris greke?Apo kryejn gar kush te pispilloset me mir per te hyr ne parlament,ketu duket vitaliteti i femres shqiptare ne parlament,reagoni sa me shpejt,mos e lejoni qe nje Nen shqiptare te trajtohet si plaç tregu.

      1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

        Hahahaha,o beqir komenton e i ben like komentit tend!?
        Sa per temen ne fjale, flitet per nje haneme turkoshqipfolese psixopathi qe fatkeqsisht solli ne jete nje femije qe jetoi nje situat te tille nen bresherine e plumbave,qe do ta ket per gjithe jeten te fixuar….

        1. ???? says:

          Ndersa ty or QI RIE PALI KARI uroje qe keto komente ti shikoje policia elektronike dhe te te vere perpara pergjegjesise.
          PO DUA TE KUJTOJ, QE KOMENT ET E TUA PERMBAJNE URREJTJE ETNIKE DHE FETARE.
          DHE PER KETE KEMI VEPER PENALE.

        2. Jam Dule evgjiti , bej grekun per pak Euro , nuk jam grek , jam safi evgjit.... says:

          Ja bere pipen Janulles ti o gabzer ???? Ja bera thuaj ….. Jeni bere nje dyshe e mire tani ….sua mer njeri bolet e fishkura te Janulles ….i keni tuajat pergjithmone ….se Janulla eshte bine , edhe i ha suma dhe ua jep ne goje fishkon , kur ua jep ne goje do qe ti futesh dhe gishtin ne byth….jeni bere nje dyshe e pathyeshme …..eshte bere dhe Matrapiku lemeri , si shpeton gje ….ptuuuuu vromjaridhes , mereni dhe klebonjarin dhe qerouni nga Shqiperia ….plera , shporuni pederasta qe na keni qelbur Shqiperine

    1. Rita says:

      Duhet te dergohet Avokat nga Shqiperia.Rasti i saj eshte i ngatarruar.Dhe une ne fillim u revoltova dhe shaja drejtesine greke.Por kane dale fakte ne dem te shqiptares qe situata u rendua jo per fajin e babait te vajzes se sa nga ajo.Ka pasur te drejte takimi me te bijen cdo fund jave por kur nuk e respekton e te rrethon policia shtepine nuk eshte qendrim korrekt ku dhe vjen pasoja qe s’ta japin femijen fare.Kur ikte me pushime ne Dubai Paris etj.ja linte babait per dite me rradhe.Pra Kontakte normale.Tregojne se nuk punonte dhe ai e mbante me te ardhura per vite.Nesje ajo nuk ka treguar zgjuarsine ne kete histori personale dhe te arrije puna me plumba eshte fundii me i keq si per te edhe per vajzen qe ka pa skenen ,vrasjen me sy.Tash se pistoleta nuk eshte e saj kur vajza ka thene te kunderten do te dalin ne gjygj.Ajo humbi pergjithmone vajzen me kete fund tragjik.

    2. Asd says:

      Nuk duhet mbrojtur femra, por duhet te mbrohet e drejta. Femija eshte i pari qe duhet mbrojtur. Mamaja duket e “renduar” nga ana psikologjike dhe ceshtja duhet pare ne detaje. Por nuk ka gjykates te anashkaloje plumbat e atentatit sado fajesime ti ngarkohen te atit. Deponimi i femijes ne favor te babait e fundos figuren e gruas.

  2. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Femija vete thote qe armen e kishte Nena e saj ne cante. Si do nderhyje shteti Shqiptar? Se ketu jane ka debila me Lopate qe komentojne pa lidhje vetem se nuk i duan greket. Kush ka jetuar dhe jeton ne greqi e di qe me baxhella femra se Shqiptaret nuk ka. Per shume femra mjaftonte te martoheshin me grek dhe kaq, leku leter. Nejse kjo histori ka shume buke.

  3. Sofi says:

    Femra duhet te mbrohet e te mbeshtetet por jo kur ndermer akte ne kundershtim me jeten.Ajo e ka humbur te drejten per takim me vajzen pasi ka shkelur vendimin e gjykates.Ne deshmin e vajzes del e kunderta e asaj qe ajo pretendon.Le te presim perfundimin e hetimeve dhe gjykimin qe te mund te flasim me fakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje