Situata politike në Bullgari pritet të jetë vendimtare edhe për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të zhbllokuar mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.
Kështu u deklaroi kreu i delegacionit të BE në vendin tonë Luigi Soreca, i cili u shpreh optimist për mbajtjen e konferencës së parë brenda këtij viti.
“Ne po presim lajme nga Sofia dhe nga Shkupi. Mund t’ju them që liderët e Bashkimit Europian janë shumë aktivë gjatë kësaj kohe për të shfrytëzuar çdo mundësi deri në 31 dhjetor për të bërë të mundur që kjo të ndodhë. Jemi shumë shpresëplotë dhe po punojnë në lidhje me këtë çështje”.