Yuri Kim dënon gjuhën e përdorur ndaj grave në Parlament: E papranueshme! Udhëheqësit të jenë të ndërgjegjshëm

15 Nëntor 2021, 16:51Politika TEMA

Ambasadorja Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur ditën e sotme në Parlament.

Përmes një postimi në “Twitter” Kim shkruan se gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave e transmetuar në televizion nga Parlamenti është e papranueshme.

“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”- shkruan ajo.

 

4 komente në “Yuri Kim dënon gjuhën e përdorur ndaj grave në Parlament: E papranueshme! Udhëheqësit të jenë të ndërgjegjshëm”

  1. Parlamenti i TURPIT says:

    Akte turpi ndaj gruas ,ata jane nena dhe motra te dikujt ..!

  2. Gazmend says:

    Lëreni vendin tek Yuri Kim dhe na lini të shkojmë diku tjetër! Kjo është një ndërhyrje e tepërt në çështjet e brendshme të shtetit shqiptar sinqerisht! Nuk ka asnjë politikan të zgjedhur në mënyrë demokratike në këtë vend që mund të thotë: “zonja ambasadore, ju lutem, a i dini linjat tuaja diplomatike?”

  3. E verteta says:

    Po kush perdori nje gjuhe te tille? Padyshim Berisha. Gjuan me pambuk Kimi per te thene qe ja une jam e paanshme.

  4. xxx says:

    po ne rusi kine serbi iran itali greqi kroaci etj kaq hapur hyn ne punet e brendshme te nje vendi ? kjo eshte gurvenatorja e vertete e shqiperise ,llafi i kesaj ka me shume peshe se llafi rames apo kujdo politikani shqiptar, qe duken kukulla perpara kesaj,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje