Nga Andi Bushati
Euforia e kundërshtarëve të përjetshëm për disfatën e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale në Kosovë, në pamje të parë, duket sikur është e përligjur. Idhtarët e Albin Kurtit kishin paralajmëruar fitoren në 24 nga bashkitë e vendit dhe e kanë mbyllyr këtë garë vetëm me katër prej tyre. Ata janë shumë larg rezultatit të marrë nëntë muaj më parë, kur u bënë përfaqësuesit e më shumë se gjysmës së popullsisë. Përpos humbjes së Mitrovicës, në raundin e parë, ajo e Prizrenit dhe sidomos dorëzimi i komunës të Prishtinës tek LDK-ja, i ka zhveshur nga mundësia për të ushtruar pushtetin në qendrat e mëdha urbane.
I gjithë ky bilanc negativ duket sikur i jep të drejtën atij konglomerati të madh të përbërë nga politikanë të shkollës së vjetër, nga gazetarë dhe analistë të mësuar të ushqehen në mencën e së shkuarës, pseudo intelektualëve dhe pjestarëve të shoqërisë civile, për të cilët bataku është më i rehatshëm se ndryshimi, të shkruajnë nekrologjinë e revolucionit të 14 shkurtit.
Sipas tyre, Albin Kurti u ndëshkua për iluzionet e kota që ngjalli, ai u dënua për përdorimin e veriut për interesat e tij elektorale, ai dështoi pasi me arrogancën, mungesën e efikasitetit dhe mbylljen brenda një rrethi të ngushtë, i zhgënjeu shumë shpejt ata që besuan tek ai.
Por, përpos kësaj qasjeje që po dominon gjerësisht debatin post elektoral në Kosovë duhen parë edhe disa të vërteta të thjeshta.
Vetëvendosja mbetet në të njëjtat kuota si në zgjedhjet e mëparshme të tetorit 2019, kur në koalicion me LDK-në, Albin Kurti arriti të bëhet për herë të parë kryeministër. Pra nëse Vetëvendosjes i mungon një sasi votash që mori në plebishitin e 9 muajve më parë ato në fakt nuk ishin të sajat. Ajo ishte vota e zemëratës, zhgënjimit, mllefit me kastën e vjetër politike. Ajo ishte goditje kundër degradimit të LDK-së e cila mbeti peng e lolove të tipit Veliu, Hoti, Mustafa. Ajo ishte revoltë ndaj “klanit pronto” që mbënte prej kohësh peng PDK-në.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ne në Shqipëri, këto dy parti ditën të mësojnë shumë shpejt nga shuplaka e nxehtë që morën. Ato e ndryshuan radikalisht drejtimin e tyre. Me ardhjen e Lumir Abdixhikut rugovistët u tranformuan si nata me ditën. Ata ngritën në drejtim dijen, modernitetin, tolerancën e fjalorit të kombinuar me moskompromisin ndaj parimeve. Edhe partia e Thaçit e largoi hijen e rëndë të komandantëve duke e lënë drejtimin në duart e një figure urbane si Memli Krasniqi.
Pra, opozita kryesore e vendit diti të transformohet radikalisht sipas vullnetit të qytetarëve dhe ajo nuk mund të mos merrte kompesim elektoral për këtë.
Pikërisht ky ndryshim thelbësor shpjegon rikthimin e një sasie votash në drejtim të opozitës. Nëse duhet një shembull për këtë tezë, ai gjendet kollaj. Në Gjilan, ku LDK-ja u paraqit sërish me një figurë të së shkuarës, Lutfi Hazirin, fitoi sërisht Vetëvendosja, kurse në Prishtinë, ku Përparim Rama u shfaq si një gjetje befasuese, rugovistët e prekën në mënyrë normale suksesin.
Ky spastrim radikal i klasës politike, i cili gjenezën e ka tek fitorja e revolucionit të 14 shkurtit, të cilit i priu Vetëvendosja, solli një përmbysje të madhe në skenën politike kosovare çka u duk qartas edhe në këto zgjedhje. Efekti i tij kryesor është se ndryshe nga nëntë muaj më parë, këtë herë, beteja nuk ishte mes të mirës dhe të keqes, por mes normalitetit të alternativave të ndryshme. Ky është shpjegimi më pranë të vërtetës, i asaj që ndodhi këtë të dielë dhe që arsyeton faktin se përse kjo garë nuk u perceptua sërish me mendësinë e një referendumi plebishitar për të çuar “KREJT” votën në një vend të vetëm.
Pikërisht nga kjo pikë duhet të fillojë edhe reflektimi i asaj që ndodhi.
Së pari, Vetëvendosja, që ende ruan shumicën parlamentare për të qeverisur vendin, duhet të kuptojë se nuk mund të sillet më me metoda radikale në një periudhë post revolucionare. Përmbysja e nisur prej saj tashmë ka triumfuar, klasa politike e vjetër ka shkuar në shtëpi duke i dhënë fund së bashku me të edhe gjuhës, metodave dhe vendosmërisë që u përdorën në luftën kundër saj. Partia e Albin Kurtit tani ndodhet përballë sfidës më të madhe që ka pasur që prej themelimit, një dekadë e gjysëm më parë. Sepse ajo nuk ka më monopolin e njerëzve të rinj, të ndriçuar dhe të ndershëm. Çlirimi i partive kundërshtare nga kashenjtë e pavdekshëm, i ka bërë edhe ato njësoj të hapura kundrejt shtresave më të përparuara të shoqërisë. Madje ato janë edhe më të avantazhuara, në këtë garë pastrimi dhe rinovimi, duke pasur në favor faktin e të qenit në opozitë.
Testi real i Kurtit, nga sot e tutje, është të rishpikë vetveten duke mbajtur njëkohësisht edhe pushtetin. Ndonëse qenia në krye të qeverisë të shpie automatikisht drejt autoritarizmit dhe izolimit, ai duhet të tentojë të hapë partinë dike iu kthyer polifonisë së zërave dhe integritetit të personazheve që kishte Vetvendosja para skizmës së madhe me ata që më pas u larguan për të themeluar PSD-në.
Përveç kësaj, pra përpos hapave të vështirë që është i dënuar të ndërmarë, kryeministri i Kosovës ka edhe disa avantazhe nga rezultatet e 14 nëntorit. Fakti që tashmë ai nuk është mbartës i të gjithë pushteteve pjell automatikisht të mira elektorale. Nëse një nga shkaqet e fitores së Albin Kurtit në 14 shkurt ishte se ai u ndesh me njerëz që kontrollonin gjithçka edhe rezultati i garës së kësaj të diele mund të shpjegohet shumë mirë me instiktin popullor për mos e dorëzuar çdo vendimmarrje në të njëjtat duar.
Fakti se dy partitë kryesore të opozitës LDK dhe PDK, do të kenë një pushtet të madh lokal do ti bëjë përfaqësuesit e tyre të matshëm, të kritikueshëm, të gjykueshëm nga publiku. Nëse për disa Albin Kurti nuk është sot në kulmin e sharmit që mbart të qenit opozitar, as Përparim Rama, kur të zhysë duart në kaosin urban të Prishtinës, nuk do të ketë më aureolën e pacënueshme të këtij 14 nëntori.
Pra, loja sapo ka rifilluar dhe ata që parathonë dështimin e pashmangshëm të Vetëvendosjes mbeten si gjithmonë të nxituar. Sepse beteja e vërtetë është tjetër. Revolucioni i Vetëvendosjes solli në skenën politike, Lumir Abdixhikun, Përparim Ramën dhe Memli Krasniqin, ndërsa tani mbetet të shihet se sa do të jetë në gjendje ta transormojë Albin Kurtin, përballja me kundërshtarë krejt të rinj dhe krejt të ndryshëm.
Bravo je krejt origjinal ,tash albini duhet me punu e jo me bo fjalime shpresojm te gjith ta kete mar mesazhin e gjith kosoves un besoj edhe shpresoj se albini mund ta coj kosoven shum perpara te shohim tung
Ashtu si gjithmone ke te drejte per ato qe thua, ne kuader te kufizimit tend mendor.
Per mendjen time, gjithashtu foshnjore, them qe renia e Albinit nuk ka te beje me “ngritjen” e te tjereve. Zakonisht per te dhene voten me shume vepron instikti se sa llogjika. Pikerisht ne instiktin shqiptar duhet pare edhe humbja e Kurtit. Tere ato qe thua per Kurtin se ai shfrytezoi veriun per qellime personale, apo arrogance e tij kunder perendimit dhe opozites, jane te verteta. Tere keto zullume te Albinit, ne subkoshiencen e kosovareve, krijuan instiktin se Albini nuk eshte ai qe duket.
Ne kete instikt dallohen dy momente. Pjesa e pare eshte tek njerzit racionale qe me llogjike kuptuan se Albini ne thelb ndihmonte Vuciqin per te “sabotuar” bisedimet. Ata me llogjike kuptonin se kundervenia ndaj perendimit dhe hedhja e gureve ne rrotat e politikes se Amerikes, nuk eshte gje tjeter vecse pasoje e “hallves se prishur” qe ai ka ngene ne burgun serb. Ata me vulgaret kete “hallve” e krahasojne me “mut serb” te infektuar me antishqiptarizem.
Pjesa e dyte e popullsise qe krijuan instiktin per te mos ja dhene votat Albinit, nuk ka te beje me llogjiken e ftohte, por thjeshte me pavetdijen. Pershembull, shume shqiptare qe genjehen nga fjalet e tij bombastike, nuk gebnjehen nga veprat e tij. Ai e ka derguar familjen ne Norvegji. Keta shqiptere te varfer dhe pa shkolle, ne menyre instikte kane kuptuar qe Albini nuk i ka shpresat tek Kosova. Po te ishte se ai do kish besim tek politika e tij, ai do e mbante familjen ne Kosove. Pikerisht frika qe nxiti ‘trimeria” e Albinit ne popullin e varfer te Kosoves, per te filluar luftem me Serbine dhe jo per te fituar paqen sic sugjeron Amerika, i beri ata qe ashtu nga instikti te mos e votojne Albinin. Lufta nuk i konvenon Kosoves dhe aq me teper, qe ajo eshte qellimi i Serbise…
Ne menyre te ngjashme ky fenomen ka ndodhur edhe tek ne. Edhe ne mbeshtetem Saliun pavaresisht se ai ishte spiun i serbit. Ne subkoshiencen tone nuk besonim qe ai te ishte spiun dhe ja ku jemi qe ishte Amerika qe me ne fund foli hapur…
Amerika doli hapur kunder Sales, sepse edhe shumica e pupullit kish kuptuar te verteten. Amerika doli njehere hapur kunder Albinit dhe e rrezoi, por instikti Kosovar nuk ishte me Ameriken ne ate kohe.
Ne thelb, instikti i shqiptareve te Kosoves eshte me i shendetshem se sa instikti yne, sepse e rrezuan Albinin shume shpejt. Sidoqofte une enderoj qe Kosova nuk duhet te presi 30 vjete, sa pritem ne per te kuptuar se kush eshte Albini i vertete. Po vazhdoj ky trend qe shqiptaret e Kosoves te kuptojne se kush eshte Albini, me siguri edhe Amerika do dali me hapur dhe se shpejti…
Amatori
Ke bërë një analizë të shkëlqyer! ???
KA VETEM NJE RRUGE PER ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI TE JAPE DOREHEQJEN ME NJEHERE OSE VARRIN E VETFUNDOSJES DO TA KETE GATI.
MJAFTON MARJA E PUSHTETEVE QENDRORE
KRYEMINISTER PRESIDENT KTYETAR PARLAMENTI DHE KRYETAR I KQZ
.. KA VETEM NJE MUNDESI KONTROLLI I ZGJEDHJEVE TE KALUARA PARLAMENTARE ME
PROKURORI DHE KETHIMI I VALDETE DAKES NE KQZ
Fitorja e 2019 ishte edhe merite e “tavolines ” se perbashket me disa pseudoanaliste qe pasi i nxorren syte dhe e çuan ne humbjen e trete radhazi te PD ,pasketaj menduan se nuk do te qe i njejti eketorat me sy hapur qe mund te denonte edhe fondamentalistin Kurti te keshilluar po nga keto banaqe te shemtuara “analistesh” me ne krye ty z.Bush Ati,ku peshtiresine e te menduarit e shet per mendim gjenial!Ndaj dhe Kurti si dhe opozita kendej morri te njejte medalje!I erresuar per pushtet ku bishti u be me i rende se Sqepari fondamentalisti mendoi se shpata e tij pas triumfit te 19 po priste edhe ne Tirane,me futjen e turrinjeve ne zgjedhjet e pergjitheshme te nje vendi tjeter ku per here te para hyri ne linrin Gines kur nje kryeminister i nje vendi “sovran” me siglen e partiçkes se tij hedh kandidatura edhe nje nje vend tjeter e ç’ka ishte me e pashembullt se erdhi dhe votoi ky kastravec sere duke mendue qe pasi ç(liroi) Kosoven tash po vinte me çlirue edhe Shqiperin!Mirpo harroi proverben qe “popullit po ia hodhe nje here ashte faji i Jot” e per se dyti eshte budallalleku i tij ,ndaj dhe u shperblye ne kete nivel.Popujt ecin me shpejt se levizjet politike te nanove politike ,sepse popujt kane nje jete e jo nje er Al Binet e nje per vehten e tyre!
Uroj qe Ju “mergata e qyqeve” tash ta keni kuptuar qe mire kendej ka kohe qe ju ka dalun boja por edhe andej kufinit tashme ju kane njoftun realisht per recetat bajate qe perdorni jo per Shqiperine e as per Kosoven por per vehten tuaj duke menduar se gjithnje jini faktore mendii duke menduar se idotesia juaj do te shitet jetesisht ide per te ardhmen.Ndaj o Bushat s’te mbetet gje tjeter veç te marresh edhe at pjese te kazanit mediatik e te shkoni me prezevativ te zi per ta ngushellue Al-Binin dhe Vet çvendosjen si force qe nuk i sherben kerkujt e aq me pak nje kombi te tane!
Shqiptaret e Kosoves per vetem 7-8 muaj e kuptuan se premtimet e Albinit ishin vetem fjale boshe, prandaj me te drejte ne mase te madhe votuan partite tjera.
KY far Andi gjithçka mund me qenëpor gazetar e anaal-ist JO. KY “njeri” nuk kupton asgjë nga logjika.
KY far Andi gjithçka mund me qenë por gazetar JO e anal-ist PO. KY “njeri” nuk kupton asgjë nga logjika.
Po te Kish fituar Albini cfare analize do te na Kish bere ky analist kopuk sharlatan!!? Pa pushtet dhe I pandryshueshem ne ndergjegje dhe filozofi, po te jete me pushtet cfare do te ndodhte me kete lloj …..bime!!? Pushteti te jep vese dihet, por ky I Ka pa pushtet …Zoti na ruajt!