Lufta në PD me 2 Kuvende, tre deputetë braktisin Bashën dhe i bashkohen Berishës

15 Nëntor 2021, 19:12Politika TEMA

Sali Berisha dhe  kryedemokrati Lulzim Basha janë vënë kundër njeri-tjetrit dhe kërkojnë drejtimin e Partisë Demokratike.

Disa ditë më parë Berisha deklaroi se kishte mbledhur firmat e nevojshme nga anëtarësia dhe deklaroi thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor. E teksa kjo është kundërshtuar nga demokratët, Basha doli sot dhe në mbledhjen e Kryesisë deklaroi se Kuvendi legjitim do të thirret në 18 dhjetor.

Në mbledhjen e Kryesisë kanë marrë pjesë deputetët demokratë, disa prej të cilëve kanë mbështetur hapur Berishën dhe kanë qenë prezentë në foltoret e tij.

Mes deputetëve që ka kundërshtuar vendimin për mbledhjen e Kuvendit me 18 dhjetor dhe e ka konsideruar atë ilegjitim është deputetja demokrate Albana Vokshi.

“Vendimi që do marrë Kryesia është ilegjitim, se partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur”, tha Vokshi. Po ashtu edhe Edi Paloka ka kërkuar që Kuvendi të mbahet në 11 dhjetor.

Kështu tre deputetët që kanë deklaruar hapur se do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha janë Albana Vokshi, Edi Paloka dhe Aldo Bumçi.

 

5 komente në “Lufta në PD me 2 Kuvende, tre deputetë braktisin Bashën dhe i bashkohen Berishës”

  1. Bo bo c’na gjeti nje nga motrat Vokshi, Albana me nam, na doli kunder!

  2. Shoku says:

    Ja nje mencuri demokratike . Kuvendi i thirrur nga nje njeri ,edhe pse deputet i thjeshte, per te mbrojtur veten nga ” non grada ” amerikane qenka e ligjeshme,ndersa Kuvendi i thirrur nga organet kopetente te partise Demokratike te zgjedhura nga nje kuvend i ligjshem i para tre muajve , ku kryesia dhe kryetari i zgjodhen ne menyre shume te rregullt demokratike me nje antar nje vote, ku u brohorite se kjo parti tani do korri suksese,e cila ishte shpresa e popullit, disa koqe kandari po e quajne jolegjitim. Hade mendje Paloka-Vokshi e Bumci- hajde. E o popull e shikoni se cila eshte Partia Demokratike? E keta byth palare,keta injorante na shajne Enver Hoxhen . O pika-pika !

  3. Ilir says:

    Bumci paloka vokshi… pasardhes malokesh… MALOKE te TRASHE…FATKEQESIA E KOMBIT.

  4. am says:

    O zot … cfare plehrash

  5. Shqiptari Ilirise says:

    Ore lerini datat e kuvendeve që caktojnë kriminelët e PD-së,po shikoni si kërcënon për luftë civile krye krimineli i gjithë kohërave Sali Berisha!
    Ai nuk do as kongres as lesh.Ai kërkon luftë që shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin dhe ai të shpëtojë kokën dhe pasuritë me gjithë familjen dhe hajdutët dhe vrasësit që e rrethojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje