Berisha: Kuvendi i PD do të mblidhet më 11 dhjetor, mjerë ata që na pengojnë

15 Nëntor 2021, 19:21Politika TEMA

Sali Berisha ka deklaruar në një konferencë se mbledhja e Kryesisë së PD është “fake” pasi është emëruar nga Lulzim Basha, ose siç e quan Berisha “peng-kryetari”.

Deklaratat e Berishës u kryen pas propozimit të Bashës që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të thirret me 18 Dhjetor dhe jo më 11 Dhjetor siç ka paralajmëruar Berisha.

Berisha garantoi firmëtarët “se nuk do të ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se Kuvendi i PD do të mblidhet datën e shpallur prej tyre”.

“5 ditë pas dorëzimit të 4200 firmave, peng kryetari i PD mbledh kryesinë falso, apo fake të kësaj –partie, e cila në masën 60 përqind të saj, është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë, pra jo me votën e fshehtë të këshillit tonë kombëtar, por emëruar nga peng kryetari i partisë siç donte ai dhe njofton datën që jep pengu i tij Edi Rama për Kuvend të PD 18 Dhjetor.

Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik firmat e të cilëve do të gdhenden në muralin e pluralizmit politik shqiptar, por dhe të PD se nuk do ketë kurrë asnjë forcë, dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se kuvendi i PD do të mblidhet datën e shpallur prej tyre dhe se ai Kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës të peng kryetari por sipas rendit të ditës që ata kanë firmosur në formularin e tyre”, tha Berisha.

3 komente në “Berisha: Kuvendi i PD do të mblidhet më 11 dhjetor, mjerë ata që na pengojnë”

  1. k says:

    U vrafshi familjarisht me njëri-tjetrin pa të keqen e popullit fukara.

  2. Astrit says:

    Po ik o monster, se koken tende do hash..Haga te pret.

  3. Trotski says:

    Sali Kerma eshte cmendur fare.Kapeni e Lidheni se po behet teper i Rezikshem ::Kafshon Kafsha Kafshon. Po ku jane Amerikanet Xhanem qe ta bejne Zap kete Delenxhi???.Po na tremb Kalamajte!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje