Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të hënën e 15 nëntorit, drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së.
Me votim të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave u zgjodh Enkelejdi Joti.
Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë proceduren statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.
Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në séancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike.
Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.
Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi,Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.
Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik.
DIHEJ QE DO ZGJIDHEJ KY TIPI SE ESHTE USHTARI BESNIK I EDI RAMES. O ED RAMA HIQ DORE NGA TRAJTIMI I PUSHTSHTETIT SI TA KESH PRONE TE KRISTAQIT SE PO MBOLLE SULLTANAT DO HASH PRASIN NE SUME. EDHE KY SI ÇOME GELLÇI NE BURG DO PERFUNDOJ SE ÇOÇ KA CA STORE A DEJ NGA QSU KU ESHTE…
Per te drejtuar RTSH publike zgjidhet nje ish drejtor i TOP Channel, te cilin e pushoi pronarja per bemat e tij.
Ky e ndriti ne QSUT me tenderat skandaloze dhe tani do beje supertenderat ne RTSH. Shikoni kur te marre ish punonjesit e TOPit ne RTSH.
Njerezit duhet te mesojne se te 9 anetaret e keshillit drejtues jane zgjedhur nga PS. Nuk ka asnje nga opozita. Rama ve dhe heq ata qe do. Ka cuar aty edhe ekstra 80vjecarin Leka Bungo per ta shkaterruar kete institucion publik. Mbretero o Edvin kete popull dele. Te ka ardhur dita!
Kete Enkelejdin nuk e njoh fare por shyqyr qe nuk qenka zgjedhur kjo Iris Luarasi. Nuk e di di pse por kam nje alergji te jashtezakonshme per keta te “shoqerive civile” sepse hane m.t kot dite per dite dhe bejne sikur mbrojne interesat tona vetem per mos humbur financimet. Nuk i keni pare si jane majmur te gjithe???
Suksese !
Më ne fund u emerua një mashkull,nuk ka qenë në dorën e Ramës.
Enkelejd Joti, nje profesionist i vertet qe i duhej me patjeter institucionit RTSH, me ne fund nje zgjedhje e duhur, Pune te mbar zoti Joti, dhe futi nje fshes te madhe parazituesve qe e kan vite qe e shofin Televizionin vetem diten qe shkojn per te mar rrogen.
Ore po nuk ka djem te tjere te zote Shqiperia, po vetem ca si puna e ketij Jotit, qe kercejne si drejtore sa ne nje institucion ne tjetrin, fiks kiu fiu.