Modelja e famshme, Georgina Rodriguez, i ka habitur të gjithë fansat e saj me komentin që ka lënë në një foto të Leo Messit të postuar në “Facebook”.
Futbollisti i famshëm ka postuar një foto nga stërvitja, teksa shijon rrezet e diellit. Ndërkohë e dashura e Cristiano Ronaldos, duket se nuk ka ngurruar që të komentojë në pozën e marrë nga rivali më i madh i partnerit të saj.
Modelja 27-vjeçare fillimisht ka komentuar me emoji flake dhe më pas me humor ka shkruar: “Ok, mos i trego Cristianos”.
Ndërkohë menjëherë ndjekësit e Messit kanë reaguar në komentin e Georginës, duke thënë se mund të mos jetë profili i saj zyrtar, por dikush tjetër që shkruan në emrin e saj.
Nga ana tjetër, ka shumë fansa që mendojnë se është ajo dhe e kritikojnë se si mund të bëjë një koment të tillë për rivalin e Ronaldos. Por një vajzë i del në mbrojtje dhe shkruan se “ajo është humane dhe nuk ka nevojë që dikush të aprovojë se çfarë të bëjë apo të shkruaj
Georgina Rodríguez (Cristiano Ronaldo)
Or ti shoq kjo tipja nuk eshte modele por shitese. Apo modele quhen te gjitha femrat qe kane nje llogari instagram me shume ndjekes?