Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, SHÇBA nis verifikimet për policinë e Fierit

17 Nëntor 2021, 12:29Kronika TEMA

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim ndaj veprimeve të Policisë së Fierit në lidhje me denoncimet e bëra ndaj 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili një ditë më pare i mori jetën të miturit Mateo Vllasiu.

Reagimi i SHÇBA vjen menjëherë pas deklaratave të disa prej banorëve të fshatit Greçalli të Fierit të cilët pretendojnë se e kanë denoncuar dhe më herët 38-vjeçarin, i cili vite më parë ishte dënuar për një tjetër krim që kishte të bënte me rrëmbimin e një të miture.

“SHÇBA reagon në lidhje me deklaratat në media të disa prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit, në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit. Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021”, thuhet në njoftimin e Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat.

1 komente në “Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, SHÇBA nis verifikimet për policinë e Fierit”

  1. Qytetari tironc says:

    Duhet ndryshuar legjislacioni ose krijuar i ri, pedofilet qe njihen apo dyshohen nga policia duhen mbajtur nen survejim dhe sidomos te semuret mendore sidomos ato qe jetojne vetem duhen super survejuar nga policia ne bashkepunim me komunitetin se jane shume shume te rrezikshem, dhe duhen shtuar klinikat e semundjeve mendore e spitalet; kjo ne njefare menyre mund te jete parandaluese por edhe popullsia duhet te denoncoje pa hezitim cdo rast dyshues, policia duhet te krijoje numra te posacem telefoni 24h vetem per kete gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje