47% ndjehen të përfaqësuar nga qeveria, por vetëm 30% e konsiderojnë të pakorruptuar

18 Nëntor 2021, 12:57Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 47% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga institucionet e qeverisjes qendrore. Ndërkohë, vetëm 30% mendojnë se qeveria qendrore është pak ose aspak e korruptuar.

Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.

Rezultatet e mësipërme tregojnë se rreth 17% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga qeverisja qendrore, edhe pse mendojnë se ajo është disi ose shumë e korruptuar.

Të ngjashme janë përqindjet edhe për qeverisjen lokale.

Rreth 51% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga institucionet e qeverisjes lokale. Ndërkohë, vetëm 33% mendojnë se qeverisja lokale është pak ose aspak e korruptuar. Pra, rreth 18% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga qeverisja lokale, edhe pse mendojnë se ajo është disi ose shumë e korruptuar.

1 komente në “47% ndjehen të përfaqësuar nga qeveria, por vetëm 30% e konsiderojnë të pakorruptuar”

  1. Boston says:

    Ky klaun nuk mund te rije pa ndihmuar Saliun ne luften e tij kunder USA, hiqet si neutral por punon si struci……
    Ptu bukeshkelur i USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje