Çfarë thotë neni 27 që aktivizon operacionin “fshesa” kundër Berishës në PD

18 Nëntor 2021, 10:26Politika TEMA

Lulzim Basha nuk po rri duarkryq, por nga fjalët po kalon te veprat konkrete për Kuvendin që Sali Berisha ka paralajmëruar se do të mbledhë në datë 11 dhjetor. Mbrëmjen e djeshme lideri i PD-së kishte një paralajmërim të qartë dhe konkret për 71 drejtuesit e degëve.

Ai u lexoi nenin 27 të Statutit të PD-së për masat disiplinore dhe u kërkoi drejtuesve të degëve që t’jua bënin të qartë të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së se nëse do të merrnin pjesë te organizimi i Sali Berishës në 11 dhjetor, që Lulzim Basha e konsideron “miting dhe të paligjshëm” ndaj tyre do të ketë sanksione.

Një deklaratë e tillë është paralajmërim i hapur mbi të gjitha për Sali Berishën dhe deputetët që kanë dalë në krah të liderit historik, përpos 4200 delegatëve që ish-kryeministri pretendon se kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit në 11 dhjetor.

Por çfarë thotë neni 27 i Statutit të PD-së?

Statuti i partisë më të madhe në opozitë, tashmë prej tre mandatesh, sqaron qartësisht se kur, si dhe ndaj kujt mund të merren masat disiplinore nëse thyhen vendimet e Kryesisë së PD-së.

Janë 6 pika që specifikojnë të gjithë procedurën e marrjes së masave në raste normale, por edhe urgjente nëse është e nevojshme dhe pikërisht, rruga e fundit mund të përdoret nga Lulzim Basha për të disiplinuar partinë nga të “pabindurit” nëse nuk tërhiqen, pavarësisht se kryetari i grupit, Alfred Rushaj tha në “ABC” se Sali Berisha nuk do të përjashtohet në 18 dhjetor.

Megjithatë nisur nga paralajmërimi i djeshëm i Lulzim Bashës, nëse Sali Berisha vazhdon lëvizjen e tij, tashmë jo vetëm pezullimi nga grupi pas shpalljes “non grata” nga SHBA, por mund ta presë përjashtimi nga partia që themeloi 30 vite më parë.

Neni 27 i Statutit të PD-së për sanksionet

1.Thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH-së, dhe mosplotësimi i detyrimeve të anëtarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH-së.

2.Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH-së, dhe konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit, Etikës dhe Integritetit. Ato mund të bëhen publike.

3.Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje. Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritetit, brenda 5 ditëve nga paraqitja e ankimit.

4.Kërkesat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e Degëve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera.

5.Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

6.Rastet që përbëjnë shkelje disiplinore, si dhe rregullat e procedurat e dhënies së sanksioneve përkatëse disiplinore për anëtarët përcaktohen në aktet nënstatutore.

2 komente në “Çfarë thotë neni 27 që aktivizon operacionin “fshesa” kundër Berishës në PD”

  1. Sok. Karaulli says:

    Berisha e kishte bërë statutin për të qënë i plotfuqishëm, po ja që i ra bumerang dhe e pësojë nga zgjedhjet e tij.
    Kujtonte se do ishte i përjetshëm dhe Bashën që e emërojë kujtonte se do ta mbante me zinxhir.

  2. Juliano says:

    Gjashtë zgjebet e PDsë. Meri në analizë një e nga një, të gjithë janë zero zeroooo. Ca çapaçulë që prej vitesh hanë dhe marin rroga vetëm se qyl. Çar mun të presësh nga katunari bsldushkut qyrrsi katunit strazimiri, mer vokshin, as për faturino autobuzi nuk bën, sepse qelb dynjanë, kur pjerdh vokshi thon ato të lagjes, ne i biem telefonit të policisë duke i thënë se po digjen plerat. Mer bumshin, as mashkull e as femër, si shoku ardi daullxhiut, mer ndokën, ma kot se kot nheri nuk bëhet më, vetëm malok që ka mbet malok edhe pse tridhjet vjet që kanë kaluar, ky ka mbet ke derr maloku. Merr palokën, lëpij andej e lëpij këndej sa tridhjet vjet pluralizëm, tregoi se ky mbetet pa bukë nëse nuk punsohet ke partia, sepse kurrë nuk ka punuar se nuk di, jo se nuk do?. Me nder , këta janë rrombythje të viteve që mbajnë peng PDnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje